Quality Engineer
ATRONIX

Quality Engineer

Tirana, Tirane, Albania
10 shikime
Postuar: 21.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Inxhinieri/ja i/e Kontrollit të Cilësisë do të jetë përgjegjës/e për garantimin e standardeve më të larta të cilësisë dhe besueshmërisë së produkteve të prodhuara. Ky rol përfshin zhvillimin dhe zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë si dhe kryerjen e inspektimeve dhe auditimeve të rregullta. Gjithashtu, do të mbikëqyrë procesin e miratimit të pjesës së prodhimit (PPAP) duke siguruar përmbushjen e kërkesave të klientëve, standardeve të industrisë dhe të sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

- Zhvillon dhe zbaton procedurat e kontrollit të cilësise për të siguruar përputhjen me standardet e industrisë, specifikat e klientit dhe kërkesat ligjore;
- Kryen inspektime dhe auditime gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke përfshirë materialet hyrës, gjysmë produktet që janë në proces si dhe produktet e përfunduara;
- Monitoron dhe raporton treguesit e cilësisë, përfshirë PPM të brendshme (Internal PPM) dhe PPM të jashtme (Customer/External PPM), duke analizuar trendet dhe duke propozuar masa për ulje të defekteve;
- Menaxhon ankesat e klientit dhe jo-konformitetet: hap dhe ndjek raportet 8D, koordinon analizën e problematikës dhe siguron mbylljen efektive të tyre.
- Kryen analizen e shkaqeve rrënjësore (Root Cause Analysis) me mjete si 5 Why, Ishikawa, Pareto, dhe definon/ndjek veprimet korrigjuese dhe parandaluese (CAPA) për të eliminuar përsëritjen e gabimeve;
- Organizojnë dhe mbikëqyr zbatimin e përmirësimeve të vazhdueshme (Continuous Improvement) në kompani, duke bashkëpunuar me Prodhimin, Inxhinierinë;
- Ndjek performancën e procesit përmes metodave statistikore (p.sh. analiza trendesh, SPC kur aplikohet) dhe identifikon mundësi për optimizim të cilësisë dhe stabilitetit të procesit;
- Bashkëpunon me ekipet e prodhimit, inxhinierisë dhe zinxhirin e furnizimit për të zgjidhur problematikat e lidhura me cilësinë si edhe të implementojë masa parandaluese;
- Menaxhon dhe udhëheq procedurën e PPAP për produktet e reja ose të modifikuara, duke siguruar përgatitjen në kohë të dokumentacionit dhe mostrave të kërkuara nga klientet;
- Rishikon dhe analizoni dokumentacionin e PPAP për të siguruar përputhjen me kërkesat e klientit dhe standardet e industrisë;
- Merr pjesë në auditimet e klientëve dhe auditimet e brendshme, përgatit evidenca dhe mbështet ekipin gjatë vizitave/auditimeve.
- Përgatit raporte periodike të cilësisë (javore/mujore), prezanton problematikat kryesore, progresin e veprimeve dhe rezultatet e përmirësimeve;
- Planifikon, organizon dhe realizon auditime të brendshme (Internal Audits) sipas planit vjetor/mujor të auditimeve dhe ndjek mbylljen e gjetjeve në kohë;
- Kryen auditime të proceseve dhe auditime të produktit për të verifikuar përputhjen me kërkesat e cilësisë, specifikimet teknike dhe standardet e aplikueshme;
- Harton dhe monitoron planin vjetor të trajnimeve në fushën e cilësisë, në bashkëpunim me departamentet përkatëse;
- Siguron zhvillimin dhe realizimin e trajnimeve për standardet, procedurat, udhëzimet e punës dhe kërkesat e klientit;
- Mban dhe përditëson regjistrat e trajnimeve, evidencat dhe matricën e kompetencave (Skill Matrix).

**Kualifikimet dhe Aftësitë**

- Diplomë Bachelor në Inxhinieri. Preferohet me diplomë Master;
- Eksperiencë e dëshmuar si Inxhinier/e i/e Kontrollit të Cilësisë me një minimum prej 4-5 vitesh përvoje pune;
- Eksperiencë në Lean Manufacturing, Kaizen dhe implementim të 5S;
- Përvojë në zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë dhe nxitjen e iniciativave të përmirësimit të vazhdueshëm;
- Njohja me kërkesat përkatëse rregullatore dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë, të tilla si certifikatat ‘’ISO 9001’’;
- Njohuri të shkëlqyera të proceseve të prodhimit, teknologjive dhe praktikave më të mira;
- Përvojë e demonstruar në menaxhimin dhe zhvillimin e një ekipi prodhues me performancë të lartë;
- Njohuri të mira kompjuterike, duke përfshirë aftësi në ‘’Microsoft Office’’ dhe në sisteme të tjera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruara;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
- Certifikate profesionale ‘’IPC 610’’ është plus.

**Çfarë ofrojmë**

- Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;
- Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë si edhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare;
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;
- Angazhim në projekte ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve globale të industrisë së prodhimit elektronik.

**Adresa: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, ''Tirana Industrial Park''.**

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"*
.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/quality-engineer-at-atronix-4373463868

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/quality-engineer-at-atronix-4373463868
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com