Sales Manager
Rekrutime Agikons

Sales Manager

Tirana, Tirane, Albania
33 shikime
Postuar: 21.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**AGIKONS sh.p.k**
është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme.

**Qëllimi i Pozicionit:**

Menaxher Shitje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanise në negociata.

**Detyrat:**

- Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të shitjeve të projekteve të kompanisë.
- Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
- Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon.
- Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
- Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
- Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
- Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
- Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
- Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara.
- Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
- Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
- Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti.
- Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi.

**Kualifikimet:**

- Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor.
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
- Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
- Të jetë i/e besueshëm.
- Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare:

Email:
**hr@agikons.com**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-rekrutime-agikons-4354152771

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-rekrutime-agikons-4354152771
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com