Nuk ka imazh

Senior Architect - Detailed Design & Construction

Tirana, Tirane, Albania
19 shikime
Postuar: 13.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**POZICION I LIRË PUNE**

**Pozicioni i Punës:**
 
Arkitekt Projekt Zbatimi (Senior) 

**Projekti:**
 Tirana Boulevard

**Punëdhënësi:**
 Sky Invest sh.p.k

**Pozicioni fizik i punës:**
 Rruga Ibrahim Rugova, Tiranë

**Orari:**
 Me kohë të plotë

**Lloji i Kontratës:**
 Kontratë e përhershme

**Informacion mbi projektin:**

 

- **Tipologjia:**

 
Kullë multifunksionale 25 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë
- **Vendndodhja:**
 Bulevardi i Ri, Tiranë
- **Arkitektura:**
 MVRDV + studio lokale Uno Architects
- **Inxhinieria:**
 ARUP + studio lokale UTS-01
- **Faza e projektit:**

 në ndërtim

TiranaBoulevard është një projekt me kompleksitet të lartë teknik dhe arkitektonik, i konceptuar nga studio ndërkombëtare lider ne bashkepunim me studio lokale dhe i zhvilluar nga Sky Invest. Projekti kërkon standarde të nivelit ndërkombëtar në koordinim, detajim dhe kontroll teknik.

**PËRSHKRIMI I POZICIONIT**

 

**Sky Invest**
 kërkon të angazhojë një 
**Arkitekt Senior për Projekt Zbatimi**
, me minimum 10 vite eksperiencë profesionale, i specializuar në detajim teknik të avancuar dhe në përgatitjen e dokumentacionit të plotë për zbatim.

Ky rol kërkon një profesionist me aftësi të larta analitike dhe teknike, i cili është në gjendje të përkthejë konceptin arkitektonik në detaje të zbatueshme pa interpretim, të qarta për prokurim dhe pa paqartësi teknikenë terren.

Pozicioni kërkon prani aktive në koordinim me projektues ndërkombëtarë, inxhinierë, konsulentë dhe ekipin e kantierit.

**DETYRAT KRYESORE**

 

- Përkthen projektin konceptual dhe ekzekutiv në paketë të plotë detajimi për zbatim.
- Harton detaje teknike në nivel të avancuar, të koordinuara me strukturën, MEP dhe fasadat.
- Siguron që çdo detaj të jetë i qartë, i matshëm dhe i zbatueshëm pa nevojë për interpretim në terren.
- Përgatit dokumentacion teknik për prokurim, lista materialesh dhe specifikime teknike.
- Koordinon intensivisht me proejktuesit ndërkombëtarë & lokal (arkitekturë & inxhinieri) dhe ekipin e ndërtimit.
- Ndjek zbatimin në kantier dhe jep zgjidhje teknike në kohë reale.
- Identifikon dhe adreson problematika teknike përpara se ato të ndikojnë në procesin e ndërtimit.
- Kontrollon përputhshmërinë e zbatimit me projektin dhe standardet e cilësisë.
- Merr pjesë aktive në takime teknike dhe në proceset e vendimmarrjes arkitektonike.
- Kontribuon në optimizimin teknik të zgjidhjeve pa cenuar integritetin arkitektonik të projektit.

**QËLLIMI I POZICIONIT**

Të garantojë që projekti arkitektonik i Tirana Boulevard të materializohet në terren me saktësi teknike, qartësi dokumentimi dhe koordinim të plotë multidisiplinar, duke minimizuar riskun e paqartësive, gabimeve dhe devijimeve gjatë zbatimit.

**LINJA E RAPORTIMIT**

Raporton tek: Drejtoria Teknike

Bashkëpunon me: Arkitektë, Inxhinierë Strukturë & MEP, Konsulentë ndërkombëtarë, Menaxher Kantieri, Departamenti i Prokurimit.

**KUALIFIKIMET E KËRKUARA**

 

**Të Detyrueshme**

 

- Diplomë universitare në Arkitekturë
- Minimum 10 vite eksperiencë në projektim dhe detajim teknik
- Eksperiencë e provuar në projekte komplekse shumëkatëshe
- Nivel i avancuar në detajim teknik dhe dokumentacion zbatimi
- Aftësi për të punuar me nënkontraktorë dhe për të insistuar në standardet e cilësis
ë
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD
- Aftësi shumë të mira në paketën MS Office
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira koordinimi multidisiplinar

**Përbëjnë Avantazh**

 

- Eksperiencë në projekte kulla ose zhvillime multifunksionale
- Eksperiencë pune me studio ndërkombëtare
- Eksperiencë pune në Revit / BIM
- Eksperiencë në ndjekje kantieri

**PROFILI I KANDIDATIT IDEAL**

 

- I orientuar drejt saktësisë dhe standardit të lartë teknik
- I aftë të punojë nën presion në projekte dinamike
- Vendimmarrës i matur me gjykim teknik të fortë
- I kujdesshëm ndaj detajeve dhe cilësisë së dokumentacionit
- Komunikues i qartë dhe profesional

**ÇFARË OFROJMË**

 

- Një mundësi e shkëlqyer
 angazhimi në një projekt ikonë për Tiranën
- Bashkëpunim me studio projektimi arkitektonik dhe inxhinierik me reputacion ndërkombëtar
- Ambient pune profesional, i strukturuar dhe me standarde të larta
- Mundësi reale për impakt profesional afatgjatë

**PROCEDURA E APLIKIMIT**

 

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë deri 
më 
**20 shkurt 2026:**

 

- CV të detajuar
- Portofol projektesh (me fokus detajim teknik dhe projekte zbatimi)

duke aplikuar p
ë
rmes 
**LinkedIn**
 ose

në adresën e email-it: m.lico@planit.al (duke specifikuar në subjekt: Arkitekt Projekt Zbatimi, Senior - Tirana Boulevard)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.*

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-detailed-design-construction-at-tirana-boulevard-4364461945

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-detailed-design-construction-at-tirana-boulevard-4364461945
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com