Senior Graphic Designer
EasyPay

Senior Graphic Designer

Tirana, Tirane, Albania
1 shikime
Postuar: 24.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Titulli i pozicionit

*Senior Designer*

**Rolet dhe Përgjegjësitë**

- Forcimi i ADN-së së markës sonë përmes grafikave statike, animacioneve dhe videove bindëse, të përshtatura me audiencën tonë dhe që nxisin besnikërinë ndaj markës, duke ruajtur gjithmonë identitetin vizual të EasyPay.
- Konceptim dhe dizajnim i të gjitha materialeve vizuale të kompanisë dhe produkteve të saj për website, rrjete sociale, portale, outdoor dhe hapësira të tjera reklamuese.
- Konceptim dhe dizajnim i materialeve për rrjetin e pikave të shitjes, si: flyer-a, postera për pika fizike, roll-up, banner etj.
- Konceptim dhe dizajnim i elementeve grafikë dhe adaptimi i tyre në industrinë Fintech, si: infografikë, ilustrime, prezantime, raporte vjetore etj.
- Në bashkëpunim me ekipin, konceptim dhe përgatitje e materialeve audiovizuale, si p.sh. spote për aplikacionin apo shërbime të tjera, për t’u integruar në fushatat ATL & BTL.
- Në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse, krijimi dhe përshtatja e UI/UX të shërbimeve të kompanisë në aplikacionet web dhe mobile.
- Përgjegjës për redesign dhe mirëmbajtjen e website-it nga ana e dizajnit.
- Udhëzimi dhe mbështetja e Junior Designers në ekip.

**Kërkesat dhe njohuritë e nevojshme**

- Mbi 3 vite eksperiencë pune në kompani dhe role të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira dhe ekspertizë në programe dizajni si Adobe CC Suite dhe Figma.
- Preferohet diplomë në Art & Design.
- Vlerësohen aftësi bazë në Motion Design.
- Sy i mprehtë për estetikën, i kombinuar me një kuptim të gjerë të marketingut.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese. Ky rol është ndërfunksional dhe përfshin pjesëmarrje në projekte dhe iniciativa të ndryshme.

**Përfitimet**

- Një mundësi e shkëlqyer për zhvillim personal. Në departamentin e marketingut jemi një ekip i vogël dhe besojmë se është vendi i përsosur për t’u rritur dhe mësuar.
- Mundësi për të sjellë ide të reja në një ekip ku nuk do të dëgjoni kurrë shprehjen: “…sepse kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat më përpara”.
- Team Retreats – të paktën dy herë në vit organizojmë udhëtime ekipore për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohë së bashku në një ambient ndryshe.

Arritëm të zgjonim interesin tuaj? Të lutem na dërgoni dokumentet tuaja të aplikimit (CV dhe portofolin e punëve) në adresën e emailit:
**hr@easypay.al, deri më 30.03.2026**
.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-graphic-designer-at-easypay-4388086047

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-graphic-designer-at-easypay-4388086047
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com