Shitës/e
Përshkrimi
Konkurs
Ndërmarrja Kulinare ShPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë:
1. Pozita: Shitës/Shitëse
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Të prezantojë, promovojë dhe shes produktet tek klientët ekzistues dhe potencial,
· Përpilon oferta sipas kërkesave të klientëve,
· Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me klient,
· Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve,
· Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
· Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
· Përvojë në shitje së paku 2 vite
· Aftësi të mira komunikuese
· Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
· Të kuptojë praktikat e shërbimeve ndaj klientëve dhe principet e shitjes
· I/e gatshëm/me për pune ekipore,
· Aftësi të mira kompjuterike,
· Njohuri bazike të gjuhës angleze,
Ne ofrojmë:
· Ambient të mirë pune
· Pagë konkurruese
· Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës nr. 03/L-212
Konkursi është i hapur deri me 31 dhjetor 2025.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në në e-mail adresën zyrtare hr@kulinare.com