Showroom Manager
JOVEX Light

Showroom Manager

Tirana, Tirane, Albania
44 shikime
Postuar: 08.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Detyrat:**

- Mirëpret, shoqëron dhe asiston klientët në showroom me qëllim finalizimin e shitjes.
- Bashkëpunon me inxhinierët dhe magazinën për të adresuar në kohë kërkesat e klientëve.
- Përgatit ofertat në sistem sipas formatit zyrtar të kompanisë dhe i vendos në dispozicion të klientëve apo kolegëve.
- Përpilon dokumentacionin përkatës që shoqëron daljen e produkteve nga showroom-i apo magazina.
- Përgjigjet ndaj kërkesave të ardhura nga rrjetet sociale dhe kanalet online të komunikimit.
- Mirëmban dhe kujdeset për gjendjen dhe paraqitjen e produkteve të ekspozuara në showroom.
- Sugjeron dhe ideon pozicionimin optimal të produkteve në showroom, bazuar në përvojën e përditshme me klientët.

**Kualifikimet:**

- Eksperiencë pune minimale: 2 vite në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel.
- Njohuri dhe përdorim i mirë i programit Financa 5.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (e domosdoshme).
- Formim arsimor në fushën inxhinierike ose ekonomike (avantazh).
- Eksperienca të mëparshme në kompani që operojnë me produkte elektrike, elektronike apo teknologjike përbëjnë një avantazh të konsiderueshëm.

**Cfarë ofrojmë:**

- Pagesë bazë + bonuse mujore mbi shitjet e realizuara apo iniciuara
- Vlerësim performance çdo 3–6 muaj
- Mundësi reale për avancim në karrierë dhe pozicione të tjera brenda kompanisë
- Trajnime profesionale pranë furnitorëve dhe partnerëve tanë
- Ambient pune dinamik dhe me fokus zhvillimin profesional

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën: info@jovex.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/showroom-manager-at-jovex-light-4260379483

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/showroom-manager-at-jovex-light-4260379483
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com