Specialist/e Finance
Kastrati

Specialist/e Finance

Tirana, Tirane, Albania
9 shikime
Postuar: 11.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Pozicioni:**
Specialist/e Finance

**Vendi i punës:**
Tiranë

**Pershkrimi i pozicionit**

Specialisti i Financave është përgjegjës për menaxhimin, analizimin dhe raportimin e aktiviteteve financiare të kompanisë, duke siguruar saktësi, transparencë dhe mbështetje për vendimmarrjen strategjike të menaxhmentit.

**Detyrat kryesore:**

- Mbajtja, përditësimi dhe organizimi i informacionit aktual financiar të kompanisë
- Rishikimi dhe analizimi i të dhënave financiare, si dhe ofrimi i rekomandimeve për menaxhmentin në bazë të performancës dhe operacioneve financiare të organizatës
- Krijimi dhe përgatitja e buxheteve të detajuara vjetore dhe periodike
- Përgatitja dhe koordinimi i buxheteve për departamentet ose divizionet e ndryshme të kompanisë
- Sigurimi i financimeve dhe kredive për kompaninë, përfshirë bashkëpunimin me institucione financiare dhe bankare
- Organizimi dhe menaxhimi i pagesave ndaj palëve të treta, përfshirë listën e pagave, taksat dhe detyrimet e tjera financiare
- Përgatitja e raporteve financiare dhe dokumentacionit për kontrollet e brendshme dhe monitorimin e aktiviteteve financiare
- Zbatimi i politikave dhe procedurave financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi
- Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative që mund të caktohen nga Drejtori i Kompanisë

**Kualifikimet dhe kërkesat:**

- Diplomë Bachelor në Financë dhe/ose Kontabilitet
- Eksperiencë pune minimale 2 (dy) vjet në pozicione të ngjashme financiare
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe të folur
- Përbën avantazh përvoja e fundit e punës në një zyrë kontabiliteti

**Si të aplikoni:**

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën
**hr@kastratigroup.al**
duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-at-kastrati-4370969039

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-at-kastrati-4370969039
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com