Specialist i Lartë Finance
Balfin Construction

Specialist i Lartë Finance

Tirana, Tirane, Albania
23 shikime
Postuar: 09.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Kompania
**Balfin Construction (ish Mane TCI)**
, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


**Grupi**
**BALFIN**
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


**Pozicioni:**
Specialist i lartë Finance


**Departamenti:**
Financë


**Vendndodhja:**
Zyra Qëndrore


**Përmbledhja e Pozicionit**
Specialisti i Lartë i Financës ndjek dhe përgatit raportimet financiare mujore të projekteve ndërtimore, duke siguruar përputhshmëri me IFRS dhe legjislacionin fiskal. Roli përfshin monitorimin e ecurisë financiare të projekteve, inventareve, cash flow-t, si dhe asistimin në mbylljen e bilanceve, auditime dhe raporte menaxheriale.


**Requirements**

- Ndjek dhe përgatit raportimet mujore financiare të lidhura me projektet e shoqërisë;
- Përgatit dhe monitoron raportime të ndryshme financiare, përfshirë:
- Raportime sipas standardeve IFRS
- Raportimin e aseteve të shoqërisë
- Deklarimet e librave të blerjes dhe shitjes
- Monitorimin e koeficientit të kreditimit të TVSH-së
- Analizon rezultatet e inventarit të aseteve dhe materialeve të projekteve qe ndjek.
- Koordinon dhe udhëheq procesin e inventarit për materialet e projekteve qe ndjek.
- Asiston në mbylljen e bilancit vjetor dhe në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore
- Asiston në ndjekjen dhe përmbushjen e kërkesave të auditorëve gjatë procesit të auditimit.
- Ndjek projektin ndërtimor nga faza fillestare deri në dorëzimin tek investitori, duke përfshirë:
- Kontabilizimin e veprimeve në sistem
- Shkarkimin e magazinave
- Analizën e inventarit të projektit
- Kontrollon dhe analizon shpenzimet suplementare të projektit
- Ndjek raportet e progresit dhe monitoron ecurinë financiare të projektit
- Verifikon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes te projekteve ndertimore qe ka ne ngarkim, në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
- Kontrollon kontabilizimin e faturave te blerjes dhe shitjes ne perputhje me Legjislacionin Fiskal ne Fuqi;
- Ndjek deklarimet mujore te Librave te Blerjes dhe te Shitjes, TVSH, tatim ne burim;
- Rakordon dhe kontrollon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme ne menyre periodike;
- Krijon, Koordinon dhe Monitoron raporte qe gjeneron departamenti i finances ne perputhje me kerkesat e menaxhimit te shoqerise;
- Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, sugjeron përmirësime per procedurat ekzistuese ne funksion te punes dhe rritjes se efikasitetit.
- Pergatit dhe analizon cash flow-n e shoqerise ne menyre periodike.
- Kontrollon ne menyre te detajuar shpenzimet dhe te ardhurat mujore te realizuara.
- Ndjek procesin e inventarit te Aseteve si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik per asetet e shoqerise.
- Ndjek procesin e inventarit Fizik si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik te artikujve te magazines
- Bashkëpunon me auditoret e shoqerise gjate proceseve audituese.
- Asiston ne pergatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore.
- Asiston ne pergatitjen e buxheteve vjetore, si dhe planeve të biznesit.

**Edukimi:**
Të zotërojë diplomë universitare, preferohet ne nivel Master, ne deget Finance/ Kontabilitet


**Kualifikime Të Tjera**

- Minimumi 5 vite përvojë në fushën e financës/kontabilitetit.
- Njohuri të avancuara të kontabilitetit financiar dhe raportimit sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)
- Njohuri të mira të legjislacionit fiskal (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi)
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
- Aftësi të mira komunikuese dhe raportuese
- Punë efektive në ekip dhe bashkëpunim ndërfunksional
- Aftësi për të menaxhuar situata komplekse
- Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
- I/E orientuar drejt identifikimit, ndjekjes dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjeve dhe problematikave,
- Njohuri në përdorimin e sistemeve finaniare (psh. Navision)
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në nivel profesional
- Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi (preferohet)

**Mënyra e Aplikimit**
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në link.


Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.



***Afati i dorëzimit: 24/01/2026***

- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

**Benefits**
Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002857174/Specialist-i-Lart%C3%AB-Finance?source=CareerSite

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002857174/Specialist-i-Lart%C3%AB-Finance?source=CareerSite
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com