Kthehu te lista
Punë
Logo Keanko Realty

Agjent Imobiliar

Keanko Realty

agjent-imobiliar-wfvxt5

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
**Rreth Keanko Realty**

Keanko Realty është agjenci imobiliare me shërbime të plota, me seli në Tiranë. Ndihmojmë individë, familje, investitorë dhe biznese të blejnë, shesin, japin me qira dhe investojnë me besim, nga vlerësimi i parë deri te firma te noteri dhe dorëzimi i çelësave.

Po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë
**Agjentë Imobiliarë, me ose pa eksperiencë**
, që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në real estate.

**Çfarë do të bëni**

- Menaxhoni një portofol pronash rezidenciale dhe komerciale
- Gjeni dhe listoni prona të reja për shitje dhe me qira
- Takoni klientë, kuptoni nevojat e tyre dhe u ofroni zgjidhjet e duhura
- Organizoni dhe drejtoni vizita në prona
- Negocioni ofertat dhe i shoqëroni klientët deri në finalizimin e marrëveshjes
- Ndiqni kërkesat dhe kontaktet e reja, online dhe offline
- Përfaqësoni Keanko Realty me profesionalizëm në çdo takim me klientët

**Çfarë kërkojmë**

- Me ose pa eksperiencë: trajnimin jua ofrojmë ne
- Aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për shitje
- Personalitet pozitiv, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateve
- Ndershmëri, seriozitet dhe përkushtim ndaj klientit
- Njohje e mirë e Tiranës
- Përdorim i rrjeteve sociale dhe i mjeteve digjitale
- Gjuha angleze ose gjuhë të tjera të huaja janë avantazh

**Çfarë ofrojmë**

- Trajnim profesional të plotë
- Komisione konkurruese
- Mundësi rritjeje në karrierë
- Ambient pune modern dhe ekip mbështetës

**Si të aplikoni**

Aplikoni direkt këtu në LinkedIn ose dërgoni CV-në tuaj në info@keanko.com.

Për informacion: +355 69 443 3070 | www.keanko.com

Adresa: Rr. Don Bosko 1016, Tiranë

**INVEST TODAY. OWN TOMORROW.**

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4480635415/
Niveli: mid level

Publikuar 23/10/2026 · Skadon 22/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme