Punë
Area Manager
Heb's Albania
Përshkrimi
Heb's Albania është në kërkim të një Area Manager!
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, Heb's Albania fton profesionistë me eksperiencë në menaxhim operacional të aplikojnë për pozicionin Area Manager.
Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhimi dhe mbikëqyrja e performancës së restoranteve në menaxhim.
• Sigurimi i zbatimit të standardeve operative, cilësisë dhe shërbimit ndaj klientit.
• Analizimi i shitjeve, kostove, profitabilitetit dhe treguesve kryesorë të performancës (KPI).
• Zhvillimi, trajnimi dhe mbështetja e Restaurant Manager-ëve dhe ekipeve të tyre.
• Planifikimi dhe realizimi i vizitave operacionale, financiare, strategjike dhe të auditimit.
• Hartimi dhe ndjekja e planeve të veprimit për përmirësimin e performancës.
• Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentet e Operacioneve, Financës, HR, Marketingut dhe Logjistikës.
Kualifikimet:
• Eksperiencë në menaxhim, preferohet në sektorin QSR (Quick Service Restaurant, retail ose hospitality.
• Aftësi të forta drejtuese dhe organizative.
• Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi reale zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme profesionale.
- Ambient pune dinamik dhe sfidues.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: hr@hebsalbania.com
Bashkohuni me Heb's Albania dhe bëhuni pjesë e një ekipi që synon ekselencën në çdo restorant.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/area-manager-at-heb-s-albania-4437278087
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim