Punë
ARKËTARE
2FAF
arketare-ndgmua
Përshkrimi
Bëhu pjesë e 2FAF! Jemi në kërkim të një Arkëtare për t'iu bashkuar ekipit tonë në Fier.
**Rreth Nesh:**
Themeluar në vitin 2000, 2FAF specializohet në prodhimin e sistemeve të grilave dhe shpërndarjen e sistemeve të aluminit dhe xhamit për industrinë e ndërtimit. Me mbi 25 vite përvojë, kompania ofron zgjidhje për projekte rezidenciale dhe industriale.
**Detyrat Kryesore:**
- Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave;
- Kontrolli rutinë i gjendjes së arkës;
- Prerja dhe lëshimi i faturave të TVSH-së;
- Regjistrimi i çdo veprimi financiar në sistemet përkatëse;
- Administrimi i klientëve (debitor/kreditor).
**Kërkesat:**
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose degë të përafërta;
- Eksperiencë 1-3 vjeçare në rol të ngjashëm (preferohet);
- Aftësi shumë të mira organizative dhe kujdes ndaj detajeve;
- Njohuri të mira të bazave të kontabilitetit;
- Njohuri në përdorimin e programeve financiare / ERP si Odoo, Financa 5 apo Alpha (përben avantazh);
- Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
**Ne Ofrojmë:**
- Ambient pune profesional dhe harmonik;
- Trajnim dhe mbështetje në punë;
- Mundësi zhvillimi profesional;
- Stabilitet afatgjatë.
**Vendndodhja:**
Rruga Teodor i II Muzaka 9301, Sheq i Madh, Fier
**Orari:**
Full-time
Aplikimet dhe CV-të mund të dërgohen në:
**Email:**
info@2faf.com
**Tel:**
+355 67 206 7023
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468998335/
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim