Përshkrimi
Omnes në emër të një klienti kërkon të punësojë një "ekonomist/e" për t'iu bashkuar stafit administrativ dhe financiar të kompanisë. Kandidatja do të jetë pjesë e një ambienti profesional, ku aktualisht operojnë punonjëse në pozicione të ndryshme financiare dhe ekonomike.Detyrat dhe përgjegjësitë
· Menaxhimi dhe administrimi i arkës së kompanisë.
· Regjistrimi dhe dokumentimi i veprimeve financiare.
· Kontrolli dhe rakordimi i arkëtimeve dhe pagesave.
· Përpunimi dhe administrimi i dokumentacionit financiar.
· Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistemin financiar.
· Bashkëpunimi me stafin e financës dhe ekonomisë.
Kriteret dhe kualifikimet
· Preferohet të ketë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik.
· Njohuri në fushën e financës dhe kontabilitetit.
· Njohuri në programin Financa 5.
· Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
· Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
Kushtet e punës
Orari:
E hënë – E premte: 08:00–17:00
E shtunë: 08:00–13:00
Transporti: I përfshirë nga kompania. Transporti organizohet nga Tirana drejt Maminasit, me marrjen e punonjëses në një pikë të përshtatshme për kandidaten.
Çfarë ofron kompania?
· Transport të organizuar dhe të mbuluar nga kompania.
· Ambient profesional pune.
· Bashkëpunim me staf të specializuar në financë dhe ekonomi.
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4493819224/