Kthehu te lista
Punë
Logo Rekrutime Agikons

Arkitekt/e

Rekrutime Agikons

arkitekte-gd5fja

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k** është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin " **Arkitekt/e** ". **Përshkrimi i Pozicionit:** Arkitekti është i përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit, që në projekt-ide e deri në projekt-zbatim. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e dizajnit. **Detyrat:** - Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit; - Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik; - Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri; - Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit; - Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar; - Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit; - Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit; - Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur; - Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt; - Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim; - Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt. **Kualifikimet:** - Diplomë Universitare në Arkitekturë; - Minimumi 3 vite përvojë relevante pune; - Aftësi të larta krijuese dhe inovatore; - Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmendje ndaj detajeve; - Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup; - Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi; - Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët; - Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale; - Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office; - Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj; - Aftësi të larta profesionale në modelim 2 -3 dimensional. Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4466247778/
Niveli: mid level

Publikuar 17/09/2026 · Skadon 16/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme