Kthehu te lista
Punë
Logo H&M Group

Asistent i shitjes 25 orë PRISHTINA Mall

H&M Group

asistent-i-shitjes-25-ore-prishtina-mall-dnzd78

Flamuri i Kosovë Prishtinë, Kosovë Të tjera
**ÇFARË DO TË BËSH​** Si një këshilltar shitjesh, do të luash një rol kyç në krijimin e një përvoje të jashtëzakonshme për klientin. Do të mirëpresësh klientët, do t'i udhëzosh nëpër butik dhe do t'i ndihmosh në gjetjen e asaj që u nevojitet gjatë ekspozimit të produkteve tona. Duke vepruar në përputhje me vlerat tona, do të kontribuosh si në suksesin tënd ashtu edhe në suksesin e kompanisë. Do të: - Ndash njohuritë tua mbi modën dhe produktin për të ndihmuar klientët të bëjnë zgjedhje të formuara. - Bashkëpunosh me ekipin tënd për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme në çdo hap të udhëtimit të klientit - Sigurosh që kati i shitjeve dhe pjesa e pasme të jenë të pajisura mirë, të organizuara dhe tërheqëse. - Ndihmosh ne hapjen dhe mbylljen e butikut. - Përfaqësosh pozitivisht veten dhe markën gjatë të gjitha ndërveprimeve me klientët. ​ **​ME KË DO TË PUNOSH​** Butikët tanë janë zemra e kompanisë sonë, ku klientët e përjetojnë markën tonë nga dora e parë. Si pjesë e ekipit dinamik të butikut, çdo rol—nga këshilltarët e shitjeve, menaxherët e departamenteve, menaxherët e butikëve dhe merçandajzerët vizual deri te Cash Office Responsible—kontribuon në krijimin e një mjedisi frymëzues dhe mikpritës. Gjithashtu do të lidhesh me ekipin e zonës më të gjerë, duke bashkëpunuar me butikë për të ndarë njohuri dhe për të nxitur suksesin së bashku. Krahas ekipit tënd, do të luash një rol jetësor për të ndihmuar klientët të ndihen të sigurt dhe të shprehin individualitetin e tyre me trendët më të fundit dhe stilet e përjetshme. Duke ndërtuar lidhje domethënëse me klientët në butikët tanë, ne e bëjmë modën të qasshme dhe të qëndrueshme për të gjithë. ​ **KUSH JE TI​** Ne po kërkojmë persona me…​ - Përvojë në shërbime të klientëve në fushën e modës, shitjes me pakicë ose fusha të ngjashme do të konsiderohet si avantazh. - Pasion për të ndihmuar klientët dhe një interes për modën ose shitjen me pakicë – ne do t'ju mësojmë pjesën tjetër! Dhe persona të…​ - Lulëzojnë në mjedise bashkëpunuese dhe dinamike. - Janë komunikues, kreativ, kureshtar për të punuar me teknologjinë e butikëve, me një dëshirë të fortë për të mësuar dhe zhvilluar. - Fleksibil dhe të orientuar drejt veprimit. **KUSH JEMI NE​** H&M Group është një kompani globale e markave dhe ndërmarrjeve të fuqishme të modës. Qëllimi ynë është të vërtetojmë se nuk ka kompromis ndërmjet dizajnit të jashtëzakonshëm, çmimeve të përballueshme dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. Ne duam të çlirojmë modën për shumë njerëz dhe klientët tanë janë në qendër të çdo vendimi që marrim.​ ​Ne përbëhemi nga mijëra kolegë të pasionuar dhe të talentuar të bashkuar nga kultura dhe vlerat tona të përbashkëta. Së bashku, ne duam të përdorim fuqinë tonë, madhësinë tonë dhe njohuritë tona për të shtyrë industrinë e modës drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. ​ ​ **PSE DO TË JU PËLQEJË TË PUNONI KËTU ​** Në H&M Group jemi krenarë që jemi një kompani e gjallë dhe mikpritëse. Ne u ofrojmë punëtorëve tanë përfitime tërheqëse me mundësi të gjera zhvillimi në mbarë globin. ​ - 25% zbritje për stafin në të gjitha markat tona të H&M Group, si në butikë ashtu edhe në internet - H&M Incentive Program – HIP. Më shumë rreth programit mund të mësosh [këtu](https://hmgroup.com/career/h-m-incentive-program/). - Sigurim Shëndetësor Privat - Shpërblim për Shërbimin e Gjatë - Pushim i atësisë - Shpërblim për pensionim - Kartelë Dhurate për Foshnje - Bonus për referimin një mik **BASHKOHU ME NE​** E veçanta jonë buron nga një kombinim i shumë gjërave – kultura jonë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, vlerat tona të forta dhe mundësitë për rritje. Por mbi të gjitha, janë njerëzit tanë ata që na bëjnë ata që jemi.​ Hidhe hapin tjetër në karrierën tënde së bashku me ne. Udhëtimi fillon këtu. \*Vlerësimi i Roleve në Dyqan: Për të menaxhuar volumin e lartë të aplikimeve për rolin e Këshilltarit të Shitjeve, ne përdorim një metodë vlerësimi online për rekrutimin e bazuar në aftësi në disa nga dyqanet tona. Do t’ju duhet ta përfundoni atë si pjesë e procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes. Përgjigjet tuaja do të vlerësohen nga një mjet vlerësimi që zbaton kriteret e paracaktuara nga Grupi H&M. Pasi të keni përfunduar vlerësimin, do të keni mundësinë të jepni komente dhe të bëni pyetje. Nëse hasni vështirësi ose preferoni një metodë alternative vlerësimi, ju lutemi kontaktoni: recruitment\_support@hm.com. Zgjedhja e një alternative nuk do të ndikojë në aplikimin tuaj. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi shikoni Njoftimin tonë të Privatësisë. \*Ne jemi të përkushtuar ndaj një procesi rekrutimi që është i drejtë, i barabartë dhe i bazuar në kompetenca. Prandaj, ju lusim të mos bashkëngjitni letër motivuese në aplikacionin tuaj.​ Burimi: https://jobs.smartrecruiters.com/HMGroup/744000146417074
Niveli: mid level

Publikuar 31/08/2026 · Skadon 30/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme