Kthehu te lista
Punë
Logo Hitweb.it

BACK OFFICE COMMERCIAL" (SEKTORI FOTOVOLTAIK)

Hitweb.it

back-office-commercial-sektori-fotovoltaik-klvqoj

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
HITJOB PO REKRUTON!

"BACK OFFICE COMMERCIAL" (SEKTORI FOTOVOLTAIK)

Rreth HitJob:

HitJob është një kompani e specializuar në mbështetjen e kompanive italiane dhe ndërkombëtare në proceset e zgjerimit, outsourcing, nearshoring dhe ndërkombëtarizimit. Ne ofrojmë zgjidhje në fushën e rekrutimit, burimeve njerëzore, payroll dhe mbështetjes operacionale.

Partneri ynë, AC Agency, operon në sektorin e energjisë, impianteve fotovoltaike dhe eficiencës energjetike, duke ofruar zgjidhje teknologjike për biznese dhe individë. Për të mbështetur zhvillimin e strukturës së saj tregtare dhe operacionale, kompania kërkon një profesionist/e me përvojë në sektorin fotovoltaik, për t'u bërë pjesë e ekipit në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore:

- Mbështetja e ekipit tregtar në menaxhimin e mundësive dhe negociatave.
- Përgatitja dhe administrimi i ofertave dhe preventivave për impiante fotovoltaike.
- Komunikimi dhe asistenca ndaj klientëve gjatë procesit tregtar.
- Kërkimi i ofertave dhe menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët dhe distributorët.
- Përditësimi i CRM-së dhe administrimi i dokumentacionit tregtar.
- Koordinimi ndërmjet klientëve, ekipit tregtar, zyrës teknike dhe furnitorëve.

Kriteret e kërkuara:

- Përvojë e mëparshme në back office tregtar, preferueshëm në sektorin fotovoltaik.
- Njohuri mbi komponentët kryesorë të impianteve fotovoltaike, si panelet, inverterët dhe sistemet e baterive.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar oferta teknike dhe tregtare.
- Aftësi shumë të mira organizative, saktësi dhe respektim të afateve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt klientit.
- Njohja e sistemeve CRM dhe programeve menaxheriale përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane

Çfarë ofrohet?

- Kontratë e rregullt pune.
- Punë nga e hëna në të premte, me orar statik.
- Drekë të ofruar nga kompania.
- Trajnim mbi produktet dhe zgjidhjet energjetike.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Orari: Full-time

Nëse ke përvojë në sektorin fotovoltaik dhe dëshiron të zhvillosh më tej aftësitë e tua teknike dhe tregtare, apliko duke dërguar CV-në tënde!

Si të aplikoni:

Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4480628273/
Niveli: mid level

Publikuar 23/10/2026 · Skadon 22/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme