Kthehu te lista
Punë
Logo GROWIN.AL

BRAND IMAGE

GROWIN.AL

brand-image-qn5oft

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
** BRAND IMAGE & EXECUTIVE COMMUNICATIONS MANAGER** Growin po kërkon një Brand Image & Executive Communications Manager që do të kujdeset për mënyrën se si kompania dhe figurat kryesore të saj prezantohen, komunikojnë dhe pozicionohen publikisht. Kërkojmë një person me shije të zhvilluar estetike, sens të fortë komunikimi dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve, i aftë të ndërtojë dhe ruajë një imazh koherent, profesional dhe premium. Përgjegjësitë kryesore - Menaxhimi dhe zhvillimi i imazhit të përgjithshëm të brandit Growin. - Krijimi dhe menaxhimi i strategjisë së personal branding. - Planifikimi dhe koordinimi i përmbajtjes: postime, artikuj, prezantime dhe komunikime profesionale. - Kujdesi për tonin e komunikimit, storytelling-un dhe identitetin verbal të kompanisë dhe drejtuesve. - Identifikimi i temave dhe momenteve të duhura ku Growin dhe drejtuesit e saj duhet të jenë pjesë e komunikimit publik. - Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerë, klientë dhe kontakte strategjike. - Bashkëpunimi me ekipin kreativ për realizimin e materialeve vizuale, fotove, videove dhe përmbajtjeve që përfaqësojnë brandin. **Kërkojmë dikë që:** - Ka eksperiencë në Brand Management, PR, Communications, Personal Branding, Marketing ose role të ngjashme. - Ka aftësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim profesional. - Ka sens të zhvilluar estetik dhe kupton rëndësinë e detajeve në ndërtimin e një imazhi. - Është i/e organizuar, proaktiv/e dhe diskret/e. - Ka aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe ndihet komod/e në komunikimin me drejtues, klientë dhe partnerë. - Di të transformojë aktivitetin e përditshëm të kompanisë në histori dhe komunikim me vlerë. - Ka iniciativë dhe është në gjendje të propozojë ide, jo vetëm të ekzekutojë detyra. - Ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. **Çfarë ofrojmë:** Një rol me ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si Growin ndërton reputacionin dhe pozicionimin e tij në treg. Do të punoni ngushtë me drejtuesit dhe ekipin kreativ të kompanisë, me hapësirë reale për të propozuar, ndërtuar dhe implementuar ide. 📍 Pozicioni: Full-Time / Në zyrë 📍 Lokacioni: Tiranë Apliko duke dërguar CV-në hr@growin.al  dhe nëse disponon, portfolio ose shembuj projektesh të mëparshme. Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4469856446/
Niveli: mid level

Publikuar 21/09/2026 · Skadon 20/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme