Kthehu te lista
Punë
Logo SIGAL Insurance Group

CEO – Fondi i Pensionit SIGAL (Administrator i Përgjithshëm)

SIGAL Insurance Group

ceo-fondi-i-pensionit-sigal-administrator-i-pergjithshem-lvyupc

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
**SIGAL INVEST sh.a.**
, Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, shpall një (1) vend të lirë pune për pozicionin:

**CEO – Fondi i Pensionit SIGAL**

(Administrator i Përgjithshëm)

**SIGAL INVEST sh.a.**
kërkon një drejtues me përvojë të konsoliduar në sektorin financiar, vizion strategjik, aftësi të larta drejtuese dhe integritet të lartë profesional, për drejtimin dhe administrimin e veprimtarisë së shoqërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat rregullatore.

**1. Përgjegjësitë kryesore**

·        Drejton dhe administron veprimtarinë e përditshme të shoqërisë, duke siguruar zbatimin e ligjit, statutit dhe vendimeve të organeve kompetente.

·        Harton dhe propozon strategjinë e zhvillimit, planin e biznesit dhe buxhetin vjetor.

·        Mbikëqyr administrimin e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive, në përputhje me politikat e miratuara dhe interesat e anëtarëve dhe investitorëve.

·        Siguron funksionimin efektiv të sistemeve të kontrollit të brendshëm, administrimit të riskut dhe përputhshmërisë ligjore e rregullatore.

·        Drejton zhvillimin e biznesit, zgjerimin e bazës së anëtarëve dhe krijimin e partneriteteve institucionale e tregtare.

·        Drejton dhe mbikëqyr strukturat organizative dhe burimet njerëzore të shoqërisë.

·        Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me institucionet, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe partnerët e saj.

·        Raporton periodikisht pranë Këshillit të Administrimit, Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve dhe organeve të tjera kompetente, sipas ligjit dhe statutit, si dhe siguron informimin e përfaqësuesve të aksionarit.

·        Raporton te Grupi, në përputhje me strukturën dhe politikat e grupit, pa cenuar kompetencat e organeve drejtuese të shoqërisë.

·        Garanton transparencën, etikën profesionale dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe investitorëve.

**2. Kriteret dhe kërkesat për aplikantët**

·        Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat ligjore dhe rregullatore për ushtrimin e funksionit, veçanërisht ato të përcaktuara në ligjin nr. 76/2023, "Për fondet e pensionit privat", dhe ligjin nr. 56/2020, "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive".

*Konkretisht, kandidatët duhet:*

·        Të plotësojnë kriteret e aftësisë dhe përshtatshmërisë profesionale, integritetit, reputacionit të mirë dhe besueshmërisë, sipas legjislacionit në fuqi.

·        Të mos kenë pengesa ligjore ose rrethana që krijojnë konflikt interesi apo cenojnë pavarësinë në ushtrimin e funksionit.

·        Të zotërojnë diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose fusha të ngjashme

dhe përvojë të dëshmuar në legjislacionin financiar, tregjet e kapitalit, fondet e pensionit privat, sipërmarrjet e investimeve kolektive, banka, sigurime dhe qeverisjen e shoqërive tregtare.

·        Të kenë të paktën 10 vite përvojë profesionale në sektorin financiar, prej të cilave të paktën 5 vite në pozicione drejtuese.

·        Të kenë përvojë në administrimin e fondeve të pensionit, investimeve, aseteve, bankave, sigurimeve ose institucioneve të tjera financiare.

·        Të zotërojnë kualifikimin profesional vendas ose ndërkombëtar në analizën e investimeve, administrimin e investimeve ose administrimin e fondeve, në përputhje me kërkesat ligjore dhe vlerësimin e AMF-së.

·        Të kenë njohuri të mira mbi tregjet financiare, investimet, administrimin e riskut dhe kuadrin ligjor e rregullator.

·        Të kenë aftësi të dëshmuara drejtuese, strategjike, organizative, komunikuese dhe vendimmarrëse.

·        Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze.

**Emërimi do t'i nënshtrohet përmbushjes së kritereve ligjore dhe procedurës së miratimit paraprak nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sipas legjislacionit në fuqi.**

**3. Dokumentacioni për aplikim**

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

·        CV të përditësuar.

·        Letër motivimi, ku të përshkruajnë përvojën drejtuese dhe kontributin që mund të sjellin në këtë pozicion.

·        Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale.

·        Dokumentacion që vërteton përvojën profesionale dhe drejtuese.

Dokumentacioni dhe deklaratat plotësuese për vlerësimin e aftësisë dhe përshtatshmërisë do të kërkohen në përputhje me kërkesat e AMF-së.

**Aplikimet dërgohen në adresën:**
burimetnjerezore@sigal.al

**Afati i fundit i aplikimit: 30.11.2026.**

Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

Emërimi do të realizohet në përputhje me kompetencat e organeve të shoqërisë, statutin dhe kërkesat ligjore e rregullatore të zbatueshme.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4492387999/
Niveli: c level

Publikuar 23/11/2026 · Skadon 22/01/2027

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme