Kthehu te lista
Punë
Logo DEKRA Arbeit Group Albania

Finance Manager

DEKRA Arbeit Group Albania

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Po rekrutojmë: Drejtues/e Finance Një kompani që operon në tregun shqiptar, e specializuar në furnizimin me lloje të ndryshme tapash (corks) – metalike, plastike dhe druri, të prodhuara me standarde të larta cilësie për industri të ndryshme. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania është në kërkim të një Drejtuesi/e Finance, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve financiare të kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Zhvillon dhe zbaton strategjitë financiare në përputhje me objektivat e kompanisë. - Përgatit raporte financiare dhe bilance periodike sipas kërkesave të kompanisë. - Rakordon faturat e shitjes dhe blerjes me lëvizjet bankare dhe arkën në sistemin financiar. - Përditëson dhe monitoron të dhënat financiare të aktiviteteve të import-eksportit. - Siguron respektimin e legjislacionit fiskal dhe tatimor. - Analizon problematikat financiare dhe propozon zgjidhje për përmirësimin e proceseve. - Mbikëqyr dhe përmirëson procedurat e brendshme financiare. - Mbështet drejtuesit e kompanisë në vendimmarrjet strategjike financiare. - Menaxhon dhe koordinon ekipin e departamentit të financës, duke organizuar detyrat dhe monitoruar performancën e stafit. Kualifikimet dhe kërkesat: - Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet. - Minimumi 3–5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në fushën e financës. - Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor. - Eksperiencë në përgatitjen e raporteve financiare, bilanceve dhe buxheteve. - Aftësi të shkëlqyera organizative, drejtuese dhe komunikimi. - Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave financiare. - Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion. Paga: **100,000 – 120,000 Lekë** , në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve. *Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.* *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me* ***konfidencialitet të plotë*** *sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".* Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4446576637/
Niveli: senior

Publikuar 29/07/2026 · Skadon 27/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme