Kthehu te lista
Punë
Logo Hitweb.it

Financial Accounting Specialist

Hitweb.it

financial-accounting-specialist-ygphst

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**HITJOB** , kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, po kërkon një " **Finance & Accounting Associate"** për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Partneri ynë është një **kompani amerikane me mbi 50 vite eksperiencë në Industrial Machinery Manufacturing** , me bazë në SHBA dhe klientë në tregje globale. Kompania zhvillon dhe prodhon pajisje industriale të avancuara për përpunimin e materialeve, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për industri si **automotive, aerospace dhe manufacturing** . Përgjegjësitë kryesore:​ - Menaxhimi i proceseve të **Accounts Payable (AP)** dhe **Accounts Receivable (AR)** . - Procesimi dhe rakordimi i faturave dhe pagesave. - Ndjekja e arkëtimeve dhe llogarive të klientëve. - Mbështetje në mbylljen mujore dhe rakordimet kontabël. - Mbështetje në raportimet financiare dhe proceset e **Junior Controller** . - Përdorimi i sistemit ERP për proceset financiare. Kriteret kryesore:​ - Minimumi **3 vite eksperiencë** në AP/AR ose kontabilitet. - Njohuri në **U.S. GAAP** . - Eksperiencë me një sistem **ERP** (Genius ERP, QuickBooks, NetSuite ose të ngjashme). - Aftësi të mira në **Excel** . - Njohuri shumë të mira të **gjuhës angleze** . - Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur. Çfarë ofrojmë:​ - Kontratë të rregullt pune. - Pushime dhe festa zyrtare të paguara. - Trajnime dhe zhvillim profesional. - Ambient modern dhe profesional. - Drekë e ofruar nga kompania. Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar **CV-në tuaj.** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje. #HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #Karriere Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4466290012/
Niveli: senior

Publikuar 17/09/2026 · Skadon 16/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme