Punë
Inxhinier Ndertimi
Bregu sh.a
Përshkrimi
Bregu sh.a. kërkon të zgjerojë ekipin teknik me një Inxhinier Ndërtimi / Inxhinier Kantieri për projektin tonë në zhvillim në Palasë.
Kandidati do të jetë pjesë e ekipit të zbatimit dhe koordinimit teknik në kantier, duke ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, cilësinë e zbatimit dhe përputhshmërinë me projektet teknike.
Përgjegjësitë kryesore:
Ndjekja ditore e punimeve në kantier dhe koordinimi me ekipet zbatuese;
Kontrolli i cilësisë së punimeve sipas projektit, specifikimeve teknike dhe standardeve të ndërtimit;
Leximi, interpretimi dhe zbatimi i projekteve arkitektonike, konstruktive dhe instalimeve;
Bashkëpunimi me projektuesit, supervizorët, topografët dhe kontraktorët;
Evidentimi i problematikave teknike dhe propozimi i zgjidhjeve në kohë;
Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e punimeve;
Kontrolli i volumeve, situacioneve dhe dokumentacionit teknik të kantierit;
Sigurimi që punimet të realizohen në përputhje me afatet, cilësinë dhe standardet e kërkuara.
Kërkesat për kandidatin:
Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
Eksperiencë e mëparshme në kantier ndërtimi, preferohet në projekte rezidenciale ose resortesh;
Aftësi shumë të mira në leximin e projekteve teknike;
Njohuri në AutoCAD dhe programe të tjera teknike përbëjnë avantazh;
Aftësi organizative, përgjegjshmëri dhe komunikim i mirë me ekipet në terren;
Gatishmëri për të punuar në projektin në Palasë;
Çfarë ofrojmë:
Mundësi për t’u bërë pjesë e një projekti cilësor në një nga zonat më të rëndësishme turistike në bregdet;
Ambient profesional dhe dinamik pune;
Bashkëpunim me ekipe teknike dhe profesionale;
Mundësi zhvillimi afatgjatë brenda kompanisë;
Paketë page konkurruese, në varësi të eksperiencës.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre me mesazh në LinkedIn ose në email:
info@bregugroup.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-ndertimi-at-bregu-sh-a-4437670369
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim