Punë
Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer)
IXHEM SHPK
Përshkrimi
**I.XH.E.M sh.p.k.**
, kërkon të punësojë
**Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë së Parafabrikateve (QC Engineer)**
, i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin teknik të elementeve gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me projektet, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë së kompanisë.
**Detyrat kryesore:**
- Kontrollon armaturën, kallëpet, insertet dhe rezervimet përpara betonimit.
- Verifikon përputhshmërinë e elementeve me projektet teknike dhe autorizon betonimin vetëm pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret e kontrollit.
- Kryen kontrollin e elementeve pas betonimit, duke verifikuar dimensionet, cilësinë e sipërfaqes dhe praninë e defekteve.
- Identifikon, regjistron dhe raporton elementet jo-konformë dhe ndjek procesin e riparimit të tyre.
- Monitoron zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
- Përgatit raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës mbi kontrollin e cilësisë.
- Bashkëpunon me Drejtorin e Fabrikës, Inxhinierët e Zbatimit/Projektimit dhe ekipin e prodhimit për zgjidhjen e problematikave teknike.
**Kualifikimet:**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Përvojë pune në kontroll cilësie, zbatim ose prodhim të elementeve të betonit përbën avantazh.
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
- Njohuri mbi armaturën, betonin, kallëpet dhe procesin e prodhimit të parafabrikateve.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
- Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
**Adresa:**
***Vrrine, Sektor Rinia Durrës*
.**
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale*
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-p%C3%ABr-kontrollin-e-cil%C3%ABsis%C3%AB-qc-engineer-at-ixhem-shpk-4437668993
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim