Kthehu te lista
Punë
Logo Progeen Construction

Inxhinier/e Kostoist

Progeen Construction

inxhiniere-kostoist-8mhiwl

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues)** **PROGEEN sh.p.k.** është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të **PROGEEN** janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. **PROGEEN** çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Pozicioni** : Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues) **Departamenti** : Teknik (Zyrë) **Vendndodhja** : Tiranë **Përmbledhja e Rolit** : Progeen po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi, që do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, të analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si dhe të punimeve shtesë. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Parashikon buxhetin e projektit duke përllogaritur koston e punimeve për zërat e punimeve sipas preventivit dhe/ose të punimeve shtesë nëse lind e nevojshme gjatë zbatimit për rishikim projekti; - Analizon dhe kontrollon shpenzimet e projektit për të siguruar përputhje me buxhetin; - Përgatit dhe përditëson preventivat duke ju referuar çmimeve të tregut dhe kërkesave të projektit; - Përgatit analizat e çmimeve të tregut dhe kostos së punës, me qëllim optimizimin e planifikimit buxhetor të projektit; - Identifikon dhe vlerëson rreziqet e mundshme financiare që ndikojnë në koston e projektit dhe sugjeron masa parandaluese; - Llogarit koeficientet tekniko-ekonomik dhe jep asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe cash-flow të punimeve; - Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e punimeve; - Rakordon me Departamentin e Financës faturimet e nënkontraktorëve, analizat e kostove sipas qendrave përkatëse duke i ndjekur në mënyrë koherente me fazat e zbatimit të projektit. - Përgatit paketat financiare për pjesëmarrje në prokurime publike. - Përgatit paketat financiare për Dosjen Teknike Përfundimtare, Librezat e Masave dhe materialin grafik, - Tabela e punimeve që shtohen/zbriten +/-, Proces verbalet e punimeve që shtohen/zbriten, Preventivi As Built etj. **Kualifikimet dhe Kërkesat:** - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Menaxhim Projektesh ose të fushave të ngjashme; - Eksperiencë e mëparshme në analizën e kostos për projekte të mëdha deri në 2 vjet; - Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve; - Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të punojë në grup; - Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve; - Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi; - Njohuri mbi standardet dhe normativet e ndërtimit; - Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime; - Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office (specifikisht Excel), Autocad, etj. **Mënyra e aplikimit:** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit), direkt nga platforma **LinkedIn** ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera. “Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” Departamenti: Departamenti i Teknikës Vendodhja: Tiranë Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468600391/
Niveli: mid level

Publikuar 17/09/2026 · Skadon 16/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme