Kthehu te lista
Punë
Logo S & E LAZE AUDIT

Junior Accountant / Asistent Kontabilist

S & E LAZE AUDIT

junior-accountant-asistent-kontabilist-zcyg5v

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Asistent Finance e Kontabiliteti** **Përshkrimi i Kompanisë:** S&E LAZE AUDIT, një shoqëri auditimi, eksperienca e së cilës daton që nga viti 1997, ofron një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar me një ekip të përkushtuar dhe të kualifikuar. Ne ofrojmë shërbime të specializuara në mbajtjen e llogarive, kontabilitet, konsulenca dhe shërbime të tjera të auditimit. **Vendodhja:** Komuna e Parisit, Tiranë **Detyrat për Asistent/e:** - Asistim në mbajtjen e kontabilitetit - Verifikim, alokim, postim dhe rakordim i llogarive - Përgatitja e faturave dhe ndihma në proceset e klientëve - Asistim në njoftimin e klientëve mbi detyrimet tatimore - Ndihmë në kontrollet dhe deklaratat tatimore - Asistim në mbylljen e muajit dhe të vitit - Kryerje e detyrave të tjera funksionale **Kualifikimet për Asistent/e:** - Diplomë Bachelor në Kontabilitet dhe/ose Financë - Diploma Master në Financë/Kontabilitet/Auditim përbën avantazh - Aftësi të mesme në MS Excel - Dëshira për të mësuar dhe për t'u rritur profesionalisht në fushën e kontabilitetit dhe auditimit - Komunikim i fortë ndërpersonal - Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi sasiore - Përvojë pune në financë dhe kontabilitet përbën avantazh - Aftësi për të krijuar një mjedis pune etik me një qëndrim fleksibël dhe pozitiv **Aplikimi:** Ju lutemi aplikoni drejtpërdrejt nëpërmjet Linked-In ose dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në adresën laze.audit@gmail.com deri më 28/08/2026. **Afati i Aplikimit:** 28/08/2026 Bashkohuni me ekipin tonë dhe ndihuni pjesë e një rrugëtimi të suksesshëm në fushën e auditimit dhe kontabilitetit! 📊 #Intership #Karrierë #Financë #Kontabilitet #Auditim #Bilanc #Tatime #Fiskalizim #SELAZEAUDIT Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4445039569/
Niveli: junior

Publikuar 30/07/2026 · Skadon 28/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme