Kthehu te lista
Punë

Maintenance Manager

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të percjelle një ndikim pozitiv kudo. Detyrat​: - Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit dhe zbaton atë në objektiva për stafin; - Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj; - Inspekton njësitë e hotelit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke berë shënimet përkatëse në database; - Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara; - Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit; - Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri; - Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes; - Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi; Kualifikimet​: - Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit; - Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes; - Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’; - Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj; - Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës; - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët; - Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup; Përfitimet: - Pagë konkurruese - Ambient pune dinamik - Mundësi zhvillimi profesional Shënime:​ Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Departamenti i Burimeve Njerëzore Agikons. Sh. P. K Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/maintenance-manager-at-agikons-4402465242
Niveli: senior

Publikuar 22/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme