Kthehu te lista
Punë
Logo Soft & Solution

Marketing Specialist (Software Product & Development Background)

Soft & Solution

marketing-specialist-software-product-development-background-rgxhgk

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
Nëse ke eksperiencë në zhvillimin e software-it dhe dëshiron t'i ndërthurësh njohuritë teknike me kreativitetin, strategjinë dhe marketingun, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!

Kërkojmë një
**Specialist Marketingu me përvojë të mëparshme si Software Developer**
, për të kontribuar në pozicionimin, promovimin dhe rritjen e produkteve tona software në treg.

Pozicioni kërkon ndërthurjen e njohurive teknike me aftësi të mirëfillta në marketing: kuptimin e produktit, identifikimin e nevojave të klientëve dhe zhvillimin e aktiviteteve që mbështesin përfitimin e përdoruesve dhe rritjen e shitjeve.

***Përgjegjësitë kryesore:***

- Hartimi dhe zbatimi i planeve të marketingut për lançimin dhe promovimin e produkteve software.
- Analiza e tregut, konkurrencës dhe segmenteve të klientëve, me qëllim përcaktimin e pozicionimit dhe mesazheve kryesore të produktit.
- Përgatitja e përmbajtjes për faqet e produkteve, fushatat digjitale, prezantimet dhe materialet promovuese, duke shpjeguar qartë përfitimet dhe përdorimet praktike të zgjidhjeve teknike.
- Planifikimi, menaxhimi dhe optimizimi i fushatave të marketingut, në përputhje me objektivat dhe buxhetet e përcaktuara.
- Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit dhe të produktit për koordinimin e lançimeve, prezantimin e funksionaliteteve të reja dhe përcjelljen e reagimeve të klientëve.
- Monitorimi dhe raportimi i performancës së aktiviteteve të marketingut, përfshirë regjistrimet, aktivizimin e përdoruesve, konvertimin në klientë dhe kostot e përfitimit të tyre.
- Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale dhe automatizimit për të përmirësuar efikasitetin e kërkimit, krijimit të përmbajtjes dhe analizës.

***Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:***

- **Përvojë profesionale si Software Developer.**
- Përvojë e provuar në marketing digjital ose marketing produkti, e mbështetur me shembuj pune dhe rezultate konkrete.
- Kuptim i proceseve të zhvillimit të software, funksionaliteteve të aplikacioneve dhe integrimeve ndërmjet sistemeve.
- Aftësi për të komunikuar koncepte teknike në mënyrë të qartë dhe të përshtatshme për audienca të ndryshme.
- Njohuri në kanalet e marketingut digjital, SEO dhe përdorimin e mjeteve për analizën e performancës.
- Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në komunikimin profesional, në shqip dhe anglisht.
- Aftësi për të organizuar punën, menaxhuar prioritetet dhe realizuar objektiva të matshëm.

***Përbëjnë avantazh:***

- Eksperienca në marketingun e produkteve SaaS, aplikacioneve web ose mobile.
- Pjesëmarrja në lançimin dhe promovimin e produkteve në tregje ndërkombëtare.
- Përvoja me sisteme CRM, automatizime marketingu dhe analiza të sjelljes së përdoruesve.

***Çfarë ofrojmë:***

- Mundësinë për të kombinuar ekspertizën teknike me marketingun strategjik dhe kreativ.
- Përfshirje të drejtpërdrejtë në zhvillimin, lançimin dhe promovimin e produkteve software.
- Mundësi për zhvillim profesional në fushën e
**Product Marketing dhe Software Business Strategy**
.
- Bashkëpunim me ekipe multidisiplinare të zhvillimit, marketingut dhe biznesit.
- Hapësirë për të propozuar ide të reja, për të eksperimentuar me strategji marketingu dhe për të ndikuar në rritjen e produkteve.
- Një ambient pune dinamik, ku vlerësohen iniciativa, kreativiteti dhe mendimi analitik.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4492684426/
Niveli: senior

Publikuar 24/11/2026 · Skadon 23/01/2027

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme