Kthehu te lista
Punë

Menaxhere Housekeeping

AgiKons Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Boungainville Bay Resort** pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, Ju fton të aplikoni në pozicionin  **Menaxhere HouseKeeping**  . **Detyrat** - Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve. - Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit. - Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit. - Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit. - Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti. - Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes - Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientë **Kualifikimet** - **Eksperiencë & Formim Profesional**  – Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh. - **Aftësi udhëheqëse**  – Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente. - **Aftësi organizative të shkëlqyera**  – Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave. - **Aftësi për zgjidhjen e problemeve** – Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit. - **Njohuri të procedurave të pastrimit dhe standardeve të higjienës**  – Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit. - **Fleksibilitet në orar**  – Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit. - **Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi**  – Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj. **Shenime** **Ofrohet:** - **Pagesë konkuruese** **Shënim:** Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit! Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit:  **+35568 64 80086** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-housekeeping-at-agikons-4355676395
Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme