Kthehu te lista
Punë

Menaxher/e Shitjesh

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**AGIKONS sh.p.k** është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Ne jemi në kërkim të një " **Menaxher Shitjesh"** **Qëllimi i Pozicionit:** Menaxher Shitje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanise në negociata. **Detyrat​:** - Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të shitjeve të projekteve të kompanisë. - Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit. - Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon. - Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim. - Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme. - Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim. - Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron. - Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit. - Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara. - Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar. - Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar. - Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti. - Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi. **Kualifikimet​:** - Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor. - Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme. - Të njohë shumë mirë programet bazë MO. - Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar. - Të jetë i/e besueshëm. - Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup. - Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse. **Shënime:** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj! Departamenti i Burimeve Njerezore Agikons. Sh. P. K Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-shitjesh-at-agikons-4353921890
Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme