Kthehu te lista
Punë

Mjek i pergjithshem

Diaverum Flamuri i Shqipëri Elbasani, Shqipëri Shëndetësi, Medicinë
Location: Elbasan, AL Date Posted: 11 Feb 2026 Contract type: Work Type: On-site Part Time / Full Time: Part Time - Manaxhon komplikacionet që mund të ndodhin gjatë trajtimit - Plotëson kartelën elektronike për të gjithë treguesit e mësipërm - Jep ndihmën e parë në rast komplikacione urgjente dhe njofton mjekun reanimator të asistojë rastin - Ndjek gjendjen e pacientit në përfundim të trajtimit - Nëse e vlerëson gjendjen kritike informon menjëherë mjekun nefrolog për të vlerësuar dhe organizuar zgjidhjet për daljen nga situata - Njeh proçesin e punës së makinave të dializës, e të të gjithë pajisieve të tjera që mund të nevojiten në një sallë dialize - Është udhëheqësi i stafit infermieror për procedurën e dializës si dhe mban të informuar gjatë gjithë kohës nefrologun, nga ana tjetër do të shpërndajë informacionin tek stafi infermieror për të zbatuar udhëzimet fikse nga kompania dhe mjeku nefrolog - Llogarit dhe mban nën kontrroll peshën e thatë të pacientit - Në bazë të analizave mujore, përcakton indeksin e URR dhe Kt/V - Përcakton shtratin e pacientit dhe rregullon ndryshimet e mundshme - Udhëzon k/infermieren e Qendrës mbi zbatimin e protokollit të marrjes së analizave mujore të pacientëve - Krijon dhe manaxhon database-n e ekzaminimeve dhe kirurgjive të pacienteve - Njofton me e-mail financën, për rastet e ekzaminimeve dhe kirurgjive pranë Spitalit Amerikan - Manaxhon database-n e kryerjes së analizave të pacientëve të Qendrës - Gjatë seancës së hemodializës, plotëson kartelën infermierore në hapësirën e përcaktuar për të si dhe udhëzon infermierët të aplikojnë medikamente kur është e nevojshme - Në varësi të disponibilitetit të mjekut nefrolog, kryen në bashkëpunim me të ose vetëm, interpretimin e analizave mujore të pacientit - Mban kartelë për secilin prej pacientëve si dhe ecurinë e trajtimeve. Këto kartela do të mbahen në kartelë fizike dhe elektronike në sistem të integruar të dhënash e cila do t’i sigurojë historik dhe amamnezë të plotë të pacientit - Sipas një grafiku javor, njëri nga mjekët e përgjithshëm do të jetë në gadishmëri 24 orë për urgjencat mjekësore të pacientëve si në qendrën e dializës ashtu edhe në familje - Në rast nevoje për shërbim urgjence në familje, mjeku i përgjithshëm do të shkojë me autoambulancë në shtëpinë e pacientit për dhënien e ndihmës së parë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/mjek-i-pergjithshem-at-diaverum-4371121912
Niveli: mid level

Publikuar 11/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme