Punë
Përgjegjës i Sektorit të Kanaleve Alternative të Shitjeve
OTP Bank Albania
pergjegjes-i-sektorit-te-kanaleve-alternative-te-shitjeve-d93qnv
Përshkrimi
**Pozicioni:**
Përgjegjës i Sektorit të Kanaleve Alternative të Shitjeve
**Divizioni:**
Retail
**Objektiva kryesorë :**
- Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me partnerët e jashtëm dhe klientët e Bankës si dhe ndërveprimi i rregullt me ta;
- Drejtimi/orientimi i stafit të rrjetit të degëve drejt aktivitetit të shitjes, përfshirë motivimin dhe eksplorimin e kanaleve të ndryshme;
- Menaxhimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me partnerët e jashtëm të portofolit si kompanitë e ndërtimit, agjencitë imobiliare, tregtarët, etj.
- Përgjegjës për rritjen e bazës së klientëve pagamarrës me marrëveshje të reja pagash dhe rritjen e aktivitetit të shitjeve të kryqëzuara dhe rezultateve për klientet ekzistues dhe ata të rinj.
**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**
- Sigurohet që të përmbushen dhe realizohen objektivat e vendosura duke punuar ngushtë me rrjetin e degëve dhe kanalet e shpërndarjes;
- Ofron mbështetje dhe iniciativa të nevojshme/relevante për forcën e shitjeve, me qëllim përmirësimin e aktivitetit tregtar, në përputhje me strategjinë Retail të Bankës;
- Mban marrëdhenie me partnerë të jashtëm si kompani ndërtimi, agjenci imobiliare dhe tregtare me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve për portofolin ekzistues dhe krijimin e marrëdhënieve të reja me partnerë të rinj potencialë;
- Nënshkruan marrëveshje me partnerë të rinj duke ofruar dhe mbajtur fokusin në të gjitha produktet që ofron Banka si për kompaninë ashtu edhe për punonjësit e saj;
- Bashkëpunon me kolegë të strukturave të tjera brenda Bankës në kuadër të sinergjisë me synim arritjen e objektivit final të shitjes së produkteve të Bankës dhe plotësimit të nevojave dhe rritjes së kënaqësisë së klientit;
- Harton veprimet dhe planet e aktivitetit tregtar për të përmirësuar rezultatet ekzistuese të degëve për kanalet alternative të shitjeve;
- Bashkëpunon ngushtësisht me departamentin e Menaxhimit të Produkteve për të propozuar një qasje të re dhe inovative të shitjeve përmes kombinimit të ofertës së produktit me nevojat e klientit dhe kanalin e shitjeve;
- Sigurohet për zbatimin e duhur të projekteve që lidhen me nxitjen e shitjeve të rrjetit të degëve të kërkuara nga Grupi;
- Merr pjesë në projekte që lidhen me fushëveprimin e tij/saj;
- Ndërton dhe ruan rregullisht marrëdhëniet me partnerët e jashtëm duke ndërvepruar me ta për të krijuar mundësi të reja biznesi;
- Ndjek ne mënyrë proaktive alternativa dhe mundësi të reja shitjesh;
- Bën propozime për zhvillimin dhe përmirësimin e karakteristikave dhe proceseve të të gjitha llojeve të produkteve dhe shërbimeve;
- Komunikon në mënyrë efektive përmes propozimeve dhe prezantimeve;
- Mbështet aktivitetin tregtar të rrjetit të degëve, në distancë dhe në vend;
- Organizon dhe ofron trajnime për shitje, aftësi, metoda të reja tregtare dhe të tjera që lidhen me aktivitetet tregtare dhe organizative në rrjetin e degëve;
- Kryen detyra te tjera specifike të caktuara nga menaxheri i drejtpërdrejtë i tij/saj lidhur me aktivitetet e Departamentit;
- Vepron si Korrespondent i Riskut Operacional, duke siguruar koordinimin dhe monitorimin e detyrave që dalin nga Rregulloret dhe Politikat e Riskut Operacional për perimetrin e tij/saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit të planeve të veprimit.
**Kualifikimi i kërkuar:**
- Diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë
ose fusha të
tjera të lidhura me të
;
- Minimumi 5 vite eksperiencë në sistemin bankar, preferohet profil shitje;
- Aftësi shumë të mira komunikuese ndërpersonale;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi për të bashkëvepruar me kolegët;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe analitike;
- I/e vetë-motivuar që kërkon mbikëqyrje minimale;
- Analizë kritike, logjikë dhe mendje të kthjellët në situata stresuese;
- Aftësi të forta menaxhuese të burimeve njerëzore dhe projekteve të ndryshme;
- Aftësi shumë të mira kompjuterike, veçanërisht Microsoft Office Suite (p.sh. Access, Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Adobe).
- Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze.
Afati i fundit i aplikimeve është
**28 nëntor 2026**
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4493021072/

Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim