Punë
Recepsionist
Grand Duka Hotel & SPA
Përshkrimi
Jemi në kërkim të një
**Recepsionisti**
të motivuar dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë.
- **Pozicioni:**
Recepsionist ( Turn nate )
- **Orari:**
Full-time
- **Vendndodhja:**
Grand Duka Hotel & Spa Durres
**Detyrat kryesore:**
- Përshëndetja e mysafirëve dhe regjistrimi i tyre.
- Menaxhimi i rezervimeve dhe caktimi i dhomave.
- Përpunimi i pagesave dhe faturave me saktësi.
- Koordinimi me departamentet e tjera për të siguruar një shërbim të shkëlqyer.
- Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të mysafirëve me profesionalizëm.
**Kërkesat:**
- Njohje perfekte e
**gjuhës shqipe**
, njohja e mire e
**gjuhës angleze**
dhe një gjuhe tjetër të huaj (përbën avantazh).
- Përvojë në recepsion ose në sektorin e mikpritjes (përvoja në hotele me 4/5 yje është një avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të punës në grup.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve të menaxhimit hotelier.
Përvoja e mëparshme është e domosdoshme, por mbi të gjitha vlerësojmë pasionin dhe përkushtimin tuaj.
Ne do t’ju trajnojmë për t’u përshtatur me standardet tona të larta të mikpritjes!
**Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi profesional dhe mikpritës, aplikoni tani!**
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email: hr@grandhotelduka.com
***Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.***
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/recepsionist-at-grand-duka-hotel-spa-4440138392
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim