Kthehu te lista
Punë
Logo Upvisor Albania

Recruitment Specialist

Upvisor Albania

recruitment-specialist-ix4tqu

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
Po kërkojmë një profesionist proaktiv, me sens të zhvilluar biznesi dhe eksperiencë në rekrutim, i cili nuk ndalet vetëm te gjetja e talenteve më të mirë, por di të ndërtojë, të mbajë dhe të zgjerojë marrëdhënie afatgjata me klientë. Nëse ju motivon kombinimi i burimeve njerëzore me zhvillimin komercial dhe gjetjen e klientëve të rinj, ky rol është për ju.


​
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore**

- ​Rekrutim dhe Seleksionim (End-to-End):
- ​Kërkimi aktiv (sourcing), filtrimi, intervistimi dhe vlerësimi i kandidatëve për pozicione të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.
- ​Ndërtimi dhe përditësimi i një rrjeti të vazhdueshëm kandidatësh (talent pipeline) për rolet më të kërkuara në treg.
- ​Koordinimi i procesit të seleksionimit dhe mbështetja e kandidatëve deri në mbylljen e suksesshme të punësimit.

​
**Zhvillim Biznesi dhe Gjetje Klientësh:**

- ​Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencial (kompani që kanë nevojë për shërbime rekrutimi dhe zgjidhje të burimeve njerëzore).
- ​Përgatitja dhe prezantimi i propozimeve të bashkëpunimit, duke kuptuar nevojat reale të organizatave për talent.
- ​Negocimi i kushteve të shërbimit dhe konvertimi i kontakteve në marrëdhënie aktive biznesi.

**Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët (Account & Client Management):**

- ​Ruajtja e komunikimit të rregullt dhe të qartë me klientët ekzistues për të garantuar cilësi dhe shpejtësi në përmbushjen e kërkesave.
- ​Monitorimi i ecurisë së kandidatëve të vendosur dhe sigurimi i kënaqësisë së klientit në mënyrë afatgjatë.
- ​Identifikimi i mundësive për shërbime shtesë brenda portofolit të kompanisë.​

**Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara**

- ​Eksperiencë e mëparshme në rekrutim, agjenci punësimi, HR consulting, ose role të kombinuara me zhvillim biznesi / shitje B2B.
- ​Aftësi shumë të mira komunikimi, bindjeje dhe ndërtimi besimi si me kandidatët, ashtu edhe me drejtuesit e kompanive kliente.
- ​Mentalitet i orientuar drejt rezultateve, organizim i mirë dhe aftësi për të punuar me objektiva (KPIs) të qarta.
- ​Njohuri shumë të mira të LinkedIn Recruiter / LinkedIn Sales Navigator dhe mjeteve bashkëkohore të punës e të dhënave.
- ​Gjuhë angleze shumë e mirë (me shkrim dhe me të folur); njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4492364993/
Niveli: senior

Publikuar 23/11/2026 · Skadon 22/01/2027

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme