Punë
Sales Coordinator
Smart Home Albania
Përshkrimi
Përgjegjësitë
- Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre.
- Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen.
- Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë.
- Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve.
- Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët.
- Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve.
- Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes.
- Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse.
- Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë.
- Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes.
Kualifikimet
- Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.
- Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.
- Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht.
- Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental.
Aftësi Personale
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
- Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
- Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.
Nëse organizimi, komunikimi dhe koordinimi janë pikat e tua të forta 📩 Apliko në hr@smarthome.al dhe bëhu pjesë e një kompanie që është lider në sektorin e saj dhe që po rritet cdo ditë.
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4455854917/
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim