Kthehu te lista
Punë
Logo IVA Elektronik

Sales Specialist

IVA Elektronik

sales-specialist-vezhb7

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Agjent/e Shitjesh – IVA Elektronik** IVA Elektronik kërkon një Agjent/e Shitjesh për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë. Ky është një pozicion me kohë të plotë, në ambientet e zyrës. Roli fokusohet në komunikimin me lead-et e caktuara përmes telefonit dhe email-it, për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t’i orientuar drejt zgjidhjes së duhur IVA. Çfarë do të bëni - Kontaktoni lead-et e caktuara përmes telefonit dhe email-it. - Kuptoni nevojat e biznesit dhe kualifikoni interesin e tyre. - Përditësoni komunikimet dhe fazat e lead-eve në CRM. - Koordinoni demonstrime, oferta ose hapin e ardhshëm në procesin e shitjes. CRM-ja ndihmon me ndjekjet rutinë, duke ju lejuar të fokusoheni te bisedat me vlerë dhe kualifikimi i saktë i klientëve të interesuar. Çfarë kërkojmë - Aftësi shumë të mira komunikimi në telefon dhe me shkrim. - Organizim dhe kujdes në përdorimin e CRM-së. - Interes për shitjet dhe zgjidhjet software për bizneset. - Eksperienca në shitje ose komunikim me klientë është e preferueshme, por mirëpresim edhe kandidatë të rinj me dëshirë për të mësuar. Çfarë ofrojmë - Pagë bruto mujore: **70,000–90,000 LEK** , plus komision performance. - Trajnim për produktet, shitjet dhe përdorimin e CRM-së. - Ambient pune mbështetës dhe mundësi zhvillimi profesional. Ky rol nuk përfshin vizita në terren, shitje derë më derë apo kërkim manual të klientëve. Dërgoni CV-në tuaj në **hr@iva.al** me subjektin: **Aplikim – Agjent/e Shitjesh** . Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468916242/
Niveli: senior

Publikuar 22/09/2026 · Skadon 21/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme