Kthehu te lista
Punë
Logo Rekrutime Agikons

Senior Legal Specialist

Rekrutime Agikons

senior-legal-specialist-kib4c2

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k**
 është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje
**Jurist/e.**

**Detyrat:**

- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj.
- Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.

Kualifikimet:

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi.
- Të ketë eksperiencë pune si Jurist/e ne kompani ndertimi.
- Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore.
- Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office''.
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: 
**hr@agikons.com**

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4473141593/
Niveli: senior

Publikuar 02/10/2026 · Skadon 01/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme