Kthehu te lista
Punë
Logo FED invest

Senior Specialist në Njësinë e Kontrollit Financiar, Buxhet dhe Raportim pranë Departamentit të Financës

FED invest

senior-specialist-ne-njesine-e-kontrollit-financiar-buxhet-dhe-raportim-prane-departamentit-te-finances-eyx6q4

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Ekonomi, Financë, Kontabilitet
**NJOFTIM PUNËSIMI**

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

**Senior Specialist**
në Njësinë e
**Kontrollit Financiar, Buxhet dhe Raportim**
pranë Departamentit të Financës

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Kontribuon në hartimin e buxhetit vjetor dhe ndjekjen e realizimit të tij, duke analizuar devijimet dhe treguesit kryesorë financiarë.
- Monitoron përputhshmërinë e shpenzimeve me buxhetin e miratuar dhe politikat e institucionit.
- Përgatit, kontrollon dhe analizon raportet financiare, menaxheriale dhe operacionale.
- Pergatit raportime periodike ndaj Bankës së Shqipërisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe partnerëve institucionalë.
- Kryen analiza financiare dhe mbështet proceset e rakordimit të të dhënave ndërmjet departamenteve.

**Kriteret :**

- Formim universitar në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë profesionale minimum 5 vite, në sektorin bankar ose në institucione financiare, përbën avantazh.
- Njohuri per analizën financiare, buxhetimin dhe raportimet
- Njohuri shumë të mira të standardeve kontabël kombetare dhe nderkombetare
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Excel dhe programeve të tjera të raportimit

·        Njohja e sistemeve ERP (p.sh. Flexcube, Oracle ose të ngjashme) përbën avantazh.

- Njohuri të mira të legjislacionit dhe kuadrit rregullator financiar, veçanërisht të kërkesave të Bankës së Shqipërisë.
- Certifikimet ne fushen e kontabilitetit ose auditimit perbejne avantazh.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Përpikmëri, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.

·        Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

Të interesuarit duhet të dergojne, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: hr@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:

- CV ne gjuhen Shqipe.

Aplikimet pranohen deri më datë 20.11.2026.

Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4488211998/
Niveli: senior

Publikuar 11/11/2026 · Skadon 10/01/2027

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme