Kthehu te lista
Punë
Logo Rekrutime Agikons

Shërbim Klienti në Sektorin e Shitjeve

Rekrutime Agikons

sherbim-klienti-ne-sektorin-e-shitjeve-wtluwi

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k**

është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij.

Në Agikons sh.p.k., secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur te rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k. është zgjedhja jote më e mirë.

Ne jemi në kërkim të një
**Shërbim Klienti në Sektorin e Shitjeve**
**.**

**Detyrat:**

- Asiston procesin e shitjes së njësive (pa qenë përgjegjës për shitjen e pronës)
- Realizon shitje të produkteve dhe shërbimeve opsionale

Vendos objektiva të qarta për:

- Cilësinë e shërbimit
- Korrektësinë e procesit
- Performancën e shitjes së produkteve opsionale

Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:

- Takimeve me klientë të rinj
- Prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde
- Përgatitjes së dokumentacionit deri në mbylljen e kontratës
- Siguron kalim të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas kontratës

**Kualifikimet:**

- Diplomë Universitare (Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme)
- Minimumi 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate
- Eksperiencë në: after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling), koordinim multi-projekt
- Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në ndërtim

**Aftësi & Kompetenca Kyçe:**

- Lidership operacional & komercial
- Aftësi negocimi për produkte me vlerë të shtuar
- Orientim drejt klientit dhe rezultateve
- Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove
- Aftësi shumë të mira koordinuese ndër-departamentale

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4474971138/
Niveli: mid level

Publikuar 06/10/2026 · Skadon 05/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme