Kthehu te lista
Punë
Logo ProCredit Bank Albania

Specialist i Përputhshmërisë

ProCredit Bank Albania

specialist-i-perputhshmerise-uuotb2

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Përshkrimi i Pozicionit:** ProCredit Bank është në kërkim të një personi të kualifikuar, të motivuar dhe entuziast, i cili do t’i bashkohet Njësisë së Përputhshmërisë, në pozicionin e Specialistit të Përputhshmërisë. **Përgjegjësitë kryesore** - Ndjek rregullisht publikimet në Fletoren Zyrtare dhe aktet rregullatore të Bankës së Shqipërisë në faqen e saj zyrtare, me qëllim identifikimin e kërkesave dhe ndryshimeve rregullatore me ndikim në veprimtarinë e Bankës. - Vlerëson ndikimin e mundshëm të ndryshimeve ligjore dhe rregullatore në veprimtarinë e Bankës dhe në kuadrin e përputhshmërisë, si dhe ndjek zbatimin e tyre nga njësitë përgjegjëse të Bankës. - Vlerëson dhe dokumenton rreziqet e përputhshmërisë në njësitë e Bankës. Është përgjegjës për vlerësimin e ndryshimeve në legjislacionin e zbatueshëm për të dhënat personale dhe ndjek implementimin e ndryshimeve në këtë fushë nga strukturat e tjera në bankë. - Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës për regjistrimet ligjore për palët e treta (BSH, ASD, KMDP, Autoriteti i Konkurrencës, QKB, etj.). - Jep opinion për trajtimin e kërkesave nga palët e treta, sipas procedurave të bankës. - Menaxhon dhe trajton ankesat e klientëve të bankës sipas procedurës së Administrimit të Ankesave në bankë. - Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës, siç kërkohet përkatësisht nga autoritete të ndryshme apo palë të treta në emër të bankës. - Raporton te eprorët për çështjet e përputhshmërisë në bankë. **Kualifikimet** - 3+ vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme. - Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi, Biznes ose Financë. - Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi. - Energjik, i organizuar dhe veçanërisht shumë i vëmendshëm për detaje. - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi personal. - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit: **burime.njerezore@procredit-group.com** Afati i aplikimit është deri më datë **1 tetor 2026.** Ju lutem vini re: *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.* ***ProCredit Bank sh.a.*** *deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në* ***Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”*** *dhe* ***Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”*** *. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.* ***ProCredit Bank sh.a.*** *ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon* ***ProCredit Bank sh.a.*** *dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.* *Individët që aplikojnë pranë* ***ProCredit Bank sh.a.*** *pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.* *Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a* burime.njerezore@procredit-group.com Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468556388/
Niveli: senior

Publikuar 22/09/2026 · Skadon 21/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme