Kthehu te lista
Punë
Logo Union Financiar Tirane | Unionnet - Western Union

SPECIALIST I RISKUT OPERACIONAL

Union Financiar Tirane | Unionnet - Western Union

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ekonomi, Financë, Kontabilitet
**Përshkrim i përgjithshëm:** Specialisti/tja identifikon, vlerëson dhe monitoron rreziqet operacionale në të gjitha proceset e institucionit. Koordinon procesin e Risk & Control Self-Assessment (RCSA) në bashkëpunim me departamentet; monitoron dhe raporton Key Risk Indicators (KRI) Propozon masa për reduktimin e ekspozimit ndaj rrezikut. **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:** · Administron regjistrin e incidenteve operacionale, analizon shkaqet kryesore dhe ndjek masat korrigjuese. · Kryen testime dhe vlerësime të efektivitetit të kontrolleve të brendshme. · Analizon proceset e biznesit për të identifikuar dobësi ose mundësi për përmirësim. · Merr pjesë në zhvillimin, përditësimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të menaxhimit të rrezikut operacional. · Monitoron ndryshimet në legjislacion, aktet rregullatore që ndikojnë në këtë fushë. · Përgatit raporte periodike për Administratorin dhe Këshillin Administrues mbi profilin e rrezikut operacional. · Bashkëpunon me departamentet e tjerë për adresimin e çështjeve të riskut. · Raporton në mënyrë të rregullt dhe transparente tek Banka e Shqipërisë mbi ekspozimin ndaj rreziqeve operacionale. · Angazhohet në projektet e reja për produkte, procese ose shërbime, duke siguruar vlerësimin e rreziqeve peracionale para implementimit. · Organizon ose mbështet trajnime për punonjësit mbi menaxhimin e rrezikut operacional. · Monitoron dhe siguron zbatimin e planeve të veprimit të dala nga auditimet, inspektimet ose vetëvleresimet. **Kualifikime dhe Kërkesa** · Të ketë Arsim të Lartë ( Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme) · Të ketë minimumi 2-3 vjet eksperiencë pune në menaxhimin e rrezikut operacional, auditit të brendshem ose përputhshmërisë. · Të ketë njohuri mbi kuadrin e menaxhimit të rrezikut operacional · Të të jetë i/e vëmëndshëm ndaj detajeve, të ketë aftësi të mira analitike dhe raportuese. · Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office. · Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi. · Të ketë njohuri të gjuhës Angleze. **Përbëjnë avantazh** · Çertifikime profesionale në fushën e menaxhimit te rrezikut operacional. · Përvojë në hartimin e politikave dhe procedurave. Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë një CV pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore jo më vonë se data **19 Korrik 2026** në adresën e e-mailit: **hr@uft.al.** Union Finanaciar Tirane deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 17.01.2025, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Mblidhen dhe përpunohen vetëm të dhënat e domosdoshme për qëllimet e përcaktuara. Këto të dhëna mbahen të sakta dhe, kur është e nevojshme, përditësohen. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme sipas ligjit ose qëllimeve të përpunimit. UFT garanton sigurinë dhe mbrojtja e informacionit personal. Individët që aplikojnë pranë Union Finanaciar Trane pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç e parashikon ligji. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e e-maili: **dpo@uft.al.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-riskut-operacional-at-union-financiar-tirane-unionnet-western-union-4434542694
Niveli: senior

Publikuar 07/07/2026 · Skadon 05/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme