Përshkrimi
ITD SHPK kërkon të punësojë:
Specialist/e në Kontabilitet – Kontrate 1 vjeçare
E rëndësishme: Kandidati/ja duhet të jetë i/e disponueshëm/me të nisë punë brenda janarit 2027.
Rreth nesh:
ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të teknologjisë së informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Lenovo, Cisco, IBM, Epson etj., kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.
Përgjegjësitë kryesore:
- Procesimi i pagesave online nëpërmjet platformave bankare.
- Regjistrimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimeve nga klientët, në përputhje me dokumentacionin dhe afatet përkatëse.
- Kontabilizimi i qirasë dhe tatimeve të ndryshme (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi etj.).
- Kontrolli dhe përgatitja mujore e raporteve të librit të shitjes, si dhe rakordimi me platformën SelfCare të tatimeve.
- Rakordime periodike me palët e treta (klientë dhe furnitorë), sipas procedurave të brendshme.
- Hartimi dhe ndjekja e raportit të Cash Flow, duke ofruar një panoramë të qartë mbi gjendjen financiare të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi ose Financë – Kontabilitet.
- Të njohë programin Microsoft Dynamics NAV ose Business Central.
- Minimumi 1–2 vite eksperiencë pune në fushën e financës dhe kontabilitetit.
- Njohuri të mira në kontabilitet dhe (blerje, shitje, import, eksport, listëpagesa).
- I/e familjarizuar me platformat online të bankave.
- Njohuri solide mbi legjislacionin tatimor.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Iniciativë, fleksibilitet dhe përgjegjshmëri në detyrë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë?
- Paga: 90,000 – 100,000 lekë neto (në varësi të eksperiencës).
- Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik.
- Sigurim shëndetësor privat.
- Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune.
Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: humanresources@itd-al.com
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit në fuqi (nr. 124/2024) “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.