Kthehu te lista
Punë
Logo Digicom Albania

Telesales Specialist

Digicom Albania

telesales-specialist-bpesm8

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
**Përshkrimi i pozicionit**

Digicom kërkon të punësojë Loyalty Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për rinovimin e kontratave të klientëve ekzistues, identifikimin e mundësive për përmirësimin e paketave dhe rritjen e vlerës komerciale të klientëve.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Kontaktimi proaktiv i klientëve ekzistues, kontratat e të cilëve po i afrohen përfundimit, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit.
- Menaxhimi dhe realizimi i procesit të rinovimit të kontratave brenda afateve të përcaktuara.
- Prezantimi dhe negocimi i ofertave për rinovim, në përputhje me politikat dhe objektivat e kompanisë.
- Identifikimi i mundësive për përmirësimin e paketave ekzistuese dhe promovimi i paketave me vlerë të shtuar për klientët. (
*upselling*
).
- Trajtimi i kundërshtimeve dhe adresimi i nevojave të klientëve përmes zgjidhjeve të përshtatshme, për të garantuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me klientët.
- Regjistrimi i komunikimeve dhe përditësimi i të dhënave në sistemet përkatëse.

**Kërkesat:**

- Diplomë Universitare.
- Eksperienca në shitje, shërbim ndaj klientit ose telemarketing përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe bindjeje.
- Aftësi për të identifikuar nevojat e klientëve dhe për të propozuar zgjidhje komerciale.
- Aftësi të mira organizative dhe njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike.
- Njohuri të gjuhëve të huaja.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

*\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*

*\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4476424036/
Niveli: senior

Publikuar 13/10/2026 · Skadon 12/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme