Punë
Underwriting Specialist
Kredo.al
Përshkrimi
**Underwriting Specialist**
**Rreth nesh**
ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar
*për pozicionin*
**Underwriting Specialist.**
**Qëllimi i punës**
Underwriting Specialist është përgjegjës për analizimin dhe vlerësimin e aplikimeve për kredi, me qëllim marrjen e vendimeve të pavarura, objektive dhe të argumentuara, në përputhje me politikat e kreditimit dhe menaxhimit të riskut të institucionit. Pozicioni kontribuon në ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredive, minimizimin e riskut të kreditimit dhe mbështetjen e një rritjeje të qëndrueshme të biznesit.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore**
- Menaxhon dhe mbikëqyr ekipin e analistëve të kredive business ne te gjithe rrjetin e degeve.
- Organizon shpërndarjen e aplikimeve dhe monitoron performancën e ekipit sipas SLA-ve dhe objektivave të përcaktuara.
- Kontrollon dhe validon analizat financiare të përgatitura nga analistët.
- Analizon pasqyrat financiare, cash flow, ekspozimin financiar dhe kapacitetin pagues të klientëve business dhe individëve premium.
- Siguron respektimin e politikave të kreditimit, procedurave të brendshme dhe kërkesave rregullatore.
- Merr pjesë në strukturimin e kredive dhe rekomandimin e kushteve financiare.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e riskut, legal, dhe collections.
- Merr pjesë në komitetet e kredisë dhe prezanton rastet për shqyrtim dhe aprovimmarrje.
- Monitoron cilësinë e portofolit dhe identifikon raste me risk të lartë.
- Propozon përmirësime në proceset e analizës dhe underwriting-ut.
- Trajnon dhe zhvillon profesionalisht ekipin e analistëve.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e ekipit dhe cilësinë e portofolit.
**Kërkesat kryesore**
- Diplomë universitare në shkencat ekonomike, financë, kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në analizë kredie, underwriting, menaxhim risku ose sektorin mikrofinanciar.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhim ekipi.
- Njohuri shumë të mira të analizës financiare dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
- Njohuri mbi politikat e kreditimit dhe menaxhimin e riskut.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe vendimmarrëse.
- Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
- Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve të kreditimit.
**Instruksione mbi aplikimin**
Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/9a162a14-5660-4ef7-82e3-e659bf125fdc
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4444124619/
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim