Accountant Specialist
EasyPay

Accountant Specialist

Tirana, Tirane, Albania
22 shikime
Postuar: 18.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Jeni në fillim të karrierës suaj në financë dhe dëshironi të zhvilloheni në një ambient profesional dhe dinamik? Atëherë kjo mundësi është për ju!

**Rreth EasyPay:**

Njerëzit meritojnë më shumë nga paratë e tyre – më shumë transparencë, më shumë menaxhim dhe më shumë mundësi. Që nga viti 2010, EasyPay është në një mision për të ofruar pikërisht këtë. Ne jemi platforma më gjithëpërfshirëse e pagesave dixhitale në Shqipëri, duke i ndihmuar individët dhe bizneset të paguajnë, të marrin pagesa, të shpenzojnë dhe të transferojnë para në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.

Suksesi ynë qëndron në dy elementë thelbësorë: ekipi dhe kultura jonë. Me një ekip të përkushtuar prej mbi 60 profesionistësh jemi duke punuar qe të arrijmë misionin tonë. Ne jemi në kërkim të individëve të shkëlqyer qe duan te krijojne produkte financiare revolucionare dhe te ndërtojne të ardhmen e shërbimeve financiare në Shqiperi dhe rajon.

**Detyrat kryesore:**

·        Regjistrimi i faturave dhe dokumentacionit financiar

·        Rakordime bankare dhe ndjekja e pagesave

·        Mbështetje në përgatitjen e raporteve mujore

·        Asistencë në mbylljet periodike

·        Bashkëpunim me ekipin financiar dhe administrative

**Kërkesat:**

·        Diplomë në Kontabilitet, Financë ose fushë të ngjashme

·        Njohuri bazë të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor

·        Minimumi 1 vit pervoje pune ose praktike profesionale.

·        Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve

·        Njohuri të mira të MS Excel.

**Ne ofrojmë:**

·        Një mundësi e shkëlqyer për zhvillim personal. Në departamentin e finances, ne jemi një ekip i vogël dhe besojmë se është vendi i përsosur për t'u rritur dhe mësuar.

·        Mundësi për të sjellë ide të reja në një ekip ku nuk do të dëgjoni kurrë shprehjen "... sepse kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat më përpara".

·        Zyra jonë në Tiranë ndodhet direkt në zonën Komunes se Parisit, shumë afër dhe e aksesueshme nga kudo.

·        Paketë konkurruese kompensimi dhe benefite shtese sipas politikave te kompanise.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në në adresën e-mail: hr@easypay.al

*Të gjitha për aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 12 -17, informacioni personal i depozituar për aplikimin punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.*

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ju mirëpresim!

**Afati i fundit për të aplikuar 24/02/2026**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/accountant-specialist-at-easypay-4372484019

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/accountant-specialist-at-easypay-4372484019
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com