Agjentë shitjesh për zyrat RE/MAX në Kosovë

Agjentë shitjesh për zyrat RE/MAX në Kosovë

Prishtinë, Kosova
51 shikime
Postuar: 04.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Agjentë shitjesh për zyrat RE/MAX në Kosovë

Përshkrimi:

Përshkrimi

RE/MAX Flagship Kosova, pjesë e rrjetit më të madh global në sektorin e pasurive të paluajtshme, është kompania lidere dhe e vetmja e këtij niveli që operon në Shqipëri dhe Kosovë.
Me një kulturë që vendos në qendër njerëzit – klientët tanë dhe stafin tonë – fokusi ynë është të ofrojmë mjete sa më të avancuara, suport të vazhdueshëm dhe mundësi trajnimi të vazhdueshëm në fushën dinamike të Real Estate-it.

Ne po kërkojmë agjentë shitjesh për zyrat RE/MAX në Kosovë, Prishtinë, për t’u trajnuar dhe zhvilluar në profesionistë të suksesshëm në industrinë imobiliare.

 

Çfarë ofrojmë për agjentët tanë?

• Trajnime dhe certifikime të vazhdueshme (lokale dhe ndërkombëtare)
• Rrjet dhe databazë klientësh të konsoliduar ndër vite
• Mjete moderne të marketingut dhe teknologji në funksion të suksesit tuaj
• Mundësi reale për të ndërtuar biznesin tuaj personal brenda një strukture të provuar ndërkombëtarisht
• Ambient profesional, motivues dhe mbështetës

 

 

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

• Ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer dhe profesional ndaj klientit në çdo fazë të procesit
• Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët
• Zbatimin e strategjive të provuara për gjenerimin e klientëve të rinj
• Vetëpromovimin dhe angazhimin aktiv në marketing përmes kanaleve digjitale dhe rrjeteve sociale
• Takime dhe ndërveprim me shitës, blerës dhe qiramarrës për të kuptuar dhe përmbushur nevojat e tyre
• Menaxhimin e plotë të procesit të shitjes ose qiradhënies, nga identifikimi i pronës deri në finalizimin e marrëveshjes

 

 

Kualifikimet

Kualifikimet e kërkuara:

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
• Motivim për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat
• Njohuri bazë të teknologjisë (Microsoft Office, rrjete sociale, kërkime online)
• Preferohen individë me eksperiencë në shitje, marketing apo sektorë të ngjashëm
• Njohja e gjuhës angleze është avantazh
• Disponueshmëri për të punuar me orar fleksibël dhe në terren

 

 

APLIKIMI:

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email-in:

info@remax-kosovo.com
…………………………..

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Niveli i Përvojës: Pa Përvojë

Edukimi: Shkolla Mesme

Lloji i Punës: Kohë e plotë

Kompania: RE/MAX Kosova

Postuar nga Punesim.com

Specifikimet

Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Remax Kosova
Anëtar që nga: 2026

Kontakto shitësin

+383 48 242 000
info@remax-kosovo.com