Agjent Shitjesh Senior
Matrix Konstruksion

Agjent Shitjesh Senior

Tirana, Tirane, Albania
5 shikime
Postuar: 13.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

NJOFTIM PUNËSIMI

Titulli i Pozicionit: Agjent /e Shitjesh Senior

I raporton: Menaxheres së Shitjesh

Lloji i Punës: Kohë e plotë

Vendi i Punës: Tiranë

www.matrixkonstruksion.com

Matrix Konstruksion është një nga kompanitë lider në ndërtim në Shqipëri, me një portofol të gjerë projektesh në ndërtim civil, real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe energji të rinovueshme. Kompania kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një Agjent/ e të Shitjesh Senior, me portofol të gjerë klientësh dhe përvojë të konsoliduar në shitjen e pronave elitare dhe projekteve të rëndësishme.

Detyrat dhe përgjegjësitë

· Prezanton në mënyrë profesionale projektet e kompanisë, duke ofruar informacion të detajuar mbi konceptin arkitektonik, standardet e ndërtimit, teknologjinë, materialet e përdorura, afatet e realizimit etj;

· Informon dhe sqaron klientët në lidhje me çmimet e produkteve, kushtet dhe afatet e pagesës, si dhe alternativat e financimit në bashkëpunim me institucionet bankare;

· Ndjek dhe koordinon të gjithë procesin e shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e kontratës dhe dorëzimin e pronës;

· Ofron asistencë të specializuar për klientët gjatë dhe pas procesit të shitjes, duke garantuar një eksperiencë të lartë shërbimi;

· Koordinon me Drejtorinë Teknike për modifikime të mundshme të ambienteve të shitura, duke ndjekur procesin e konsultimit, miratimit dhe zbatimit;

· Administron dosje të plota dhe të strukturuara për çdo klient, duke dokumentuar të gjithë historikun e marrëdhënies kontraktuale dhe financiare;

· Rakordon në mënyrë të vazhdueshme me Departamentin e Financës për monitorimin e pagesave, situacioneve financiare dhe raportimeve;

· Ndërton, mirëmban dhe zhvillon një databazë profesionale të klientëve aktualë dhe potencialë;

· Identifikon mundësi të reja tregu dhe klientë strategjikë për zgjerimin e portofolit të shitjeve;

· Negocion marrëveshje shitjeje për prona me vlerë të lartë, duke garantuar përputhshmërinë me politikat e brendshme dhe interesat strategjike të kompanisë;

· Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për projekte të nivelit të lartë;

· Përgatit raporte periodike mbi performancën e shitjeve, analizën e tregut dhe tendencat e sektorit të real estate-it elitar.

Kërkesat/ cilësitë:

· Diplomë Bachelor dhe/ose Master Shkencor/Profesional ose diplomë e fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR, në fusha si: Ekonomi, ose Marketing;

· Përvojë pune mbi 5 vite si Agjent/e Shitjesh, me fokus të provuar në real estate, prona elitare ose projekte të rëndësishme zhvillimore;

· Portofol i dokumentuar projektesh dhe klientësh në sektorin e pasurive të paluajtshme;

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të Bashkimit Evropian përbën avantazh;

· Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi në nivele të larta;

· Aftësi të forta analitike, planifikimi dhe vendimmarrjeje;

· Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar me struktura të ndryshme organizative;

· Iniciativë, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve;

· Fleksibilitet në orar dhe angazhim profesional;

· Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë;

· Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë.

\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

\* Të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV dhe 2 referenca në adresën e email-it hr@matrixkonstruksion.com ose në faqen tonë në LinkedIn.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-shitjesh-senior-at-matrix-konstruksion-4383108114

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-shitjesh-senior-at-matrix-konstruksion-4383108114
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com