Drejtues Operacional
Rekrutime Agikons

Drejtues Operacional

Tirana, Tirane, Albania
3 shikime
Postuar: 13.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Mundësi Karriere në S & D Invest**

**Rreth Nesh:**

**Agikons sh.p.k**
është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. E njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit, kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të saj, duke ofruar një ambient pune mikpritës dhe mundësi reale për avancim në karrierë.

 Si pjesë e grupit Agikons, edhe kompania
**S&D**
Invest operon në përputhje me këto vlera.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një
**Drejtues Operacional**
i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.

**Drejtues Operacional**

**DETYRAT**
:

- Drejton punën e sektorëve të mirëmbajtjes, gjelbërimit, pastrimit dhe transportit
- Planifikon bashkë me menaxherët e sektorëve planet vjetore, mujore, javore dhe ditore.
- Monitoron ne menyrë periodike planet ditore nga sektorët përkatës dhe kontrollon raportimin e tyre.
- Dergon per miratim planet mujore per sektoret: Pastrim, Mirëmbajtje, Gjelbërim.
- Dërgon tek eprori direkt raportimin e planeve ditor të punës.
- Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet dhe i përcjell ato për miratim tek eprori.
- Kontrollon listë-prezencat e sektorëve
- Kontrollon nevojat për materiale dhe bazuar tek nevojat dhe kërkesat e sektorëve i dërgon ato për prokurim, duke ndjekur proçesin deri në blerjen e tyre.
- Kontrollon kërkesat dhe miraton urdhërat e daljeve referuar nevojave të menaxhereve.

KRITERET

- Arsimin e larte ne fushen e inxhinierise se ndertimit
- Eksperienca mbi 3 vite si drejtues
- Aftesi te mira menaxheriale dhe drejtuese.

**Çfarë ofrojmë:**

- **Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.**
- **Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.**
- **Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.**

Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a

**Shënime**

Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit

068 81 46 218

Agikons. Sh. P. K

Departamenti i Burimeve Njerezore

Kontakt:068 81 46 218

E-mail: hr@sdinvest.al

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

**📩 Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@sdinvest.al**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-operacional-at-rekrutime-agikons-4383068963

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-operacional-at-rekrutime-agikons-4383068963
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com