Architect
Brunes Group

Architect

0 EUR
Tirana, Albania
5 shikime
Postuar: 11.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Pozicion Vakant:
*Arkitekt Showroomi***

Brunes sh.p.k, një ndër kompanitë më të njohura në treg për mobilje, hidrosanitare, pllaka dhe materiale ndërtimi, po kërkon të zgjerojë ekipin me një
**Arkitekt Showroomi**
të talentuar dhe kreativ, i cili do të ketë rol kyç në zhvillimin e koncepteve të ekspozimit dhe organizimin e hapësirave të brendshme për showroom-et tona.

**Arkitekti i Showroomit**
do të jetë përgjegjës për krijimin e projekteve arkitektonike, përgatitjen e vizatimeve teknike, organizimin e ambienteve ekspozuese, koordinimin me ekipet e shitjeve dhe furnizimit, si dhe sigurimin që prezantimi i produkteve të jetë në nivelin më të lartë estetik dhe funksional.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Hartimi i konceptit të ekspozimit dhe organizimit të hapësirave të showroom-it
- Projektimi i ambienteve të brendshme në përputhje me gamën e produkteve Brunes (pllaka, hidrosanitare, mobilje, ndriçim, etj.)
- Përgatitja e vizatimeve teknike dhe renderimeve 3D
- Vendosja e produkteve në showroom në mënyrë funksionale dhe estetike
- Bashkëpunim i ngushtë me Departamentin e Shitjeve dhe atë të Blerjeve për implementimin e projekteve
- Sigurimi i përputhshmërisë së projekteve me standardet e brendshme dhe afatet kohore
- Ndjekja e trendeve moderne të dizajnit të brendshëm dhe aplikimi i tyre në showroom
- Komunikim i vazhdueshëm me klientët për të kuptuar kërkesat dhe preferencat e tyre
- Mbikëqyrja e implementimit të projekteve deri në përfundim

**Kualifikimet e kërkuara**

- Diplomë Bachelor në Arkitekturë; Master është avantazh
- Eksperiencë e mëparshme në dizajn interieri, showroom-e, mobilje ose ekspozita
- Aftësi shumë të mira në programe arkitekture/dizajni (AutoCAD, 3D Max, SketchUp, Revit, etj.)
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi projektesh
- Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira të komunikimit
- Njohuri mbi produktet e sektorit (hidrosanitare, pllaka, mobilje, materiale ndërtimi) përbëjnë avantazh
- Njohja e gjuhës angleze është e preferuar
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambient pune me ritëm dinamik

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-brunes-group-4349504308

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-brunes-group-4349504308
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com