Arkitekt/e
AgiKons

Arkitekt/e

Tirana, Tirane, Albania
3 shikime
Postuar: 10.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Agikons sh.p.k**

 është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin
**"Arkitekt/e".**

**Përshkrimi i Pozicionit:**

Arkitekti është i përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit, që në projekt-ide e deri në projekt-zbatim. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e dizajnit.

Detyrat​:

- Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit;
- Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik;
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri;
- Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit;
- Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar;
- Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
- Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
- Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur;
- Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt;
- Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.

Kualifikimet​:

- Diplomë Universitare në Arkitekturë;
- Minimumi 5 vite përvojë relevante pune;
- Aftësi të larta krijuese dhe inovatore;
- Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve;
- Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup;
- Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale;
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office;
- Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj;
- Aftësi të larta profesionale në modelim 2 -3 dimensional.

**Përfitimet:**

• Paga konkurruese dhe e kënaqshme.

• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme

• Ambient pune serioz dhe mbështetës

• Mundësi rritje profesionale

• Mundësi promovimi brenda grupit

**Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".**

**Departamenti i Burimeve Njerëzore**

**Agikons. Sh. P. K**

**Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-at-agikons-4382017869

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-at-agikons-4382017869
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com