Arkitekt/e Zbatimi
Përshkrimi
**PROGEEN sh.p.k**
. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
**Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.**
**Pozicioni:**
Arkitekt/e Zbatimi
**Vendndodhja:**
Durrës
**Përmbledhja e Pozicionit:**
Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, të paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve dhe të materialeve.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë:**
- Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plan-sistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
- Sigurohet që materialet e dhëna të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit në përputhje me kostot dhe afatet e projektit;
- Përgatit në kohë vizatimet, detajet, azhornimet dhe raportimet periodike sipas kërkesave të stafitteknik të zbatimit dhe grafikut të punimeve;
- Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
- Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
- Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve;
- Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
- Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve.
**Kualifikimet dhe aftësitë**
:
**Edukimi**
: Diplomë në
**Arkitekturë**
;
**Eksperienca**
: Eksperiencë pune mbi
**2 vjet si arkitekt/ e në zbatim;**
- Të ketë aftësi kreative dhe organizative;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
- Të punojë i/e pavarur në projektim;
- Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
- Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
- Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional.
**Përfitimet:**
- Një ambient mikpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
**Mënyra e aplikimit:**
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Location: Durrës, Durres, Albania
Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-zbatimi-at-progeen-construction-4377381462
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-zbatimi-at-progeen-construction-4377381462
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025