Asistente Ekzekutive
EUROLAB Internacional Career

Asistente Ekzekutive

Tirana, Tirane, Albania
49 shikime
Postuar: 16.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk,**
me 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin: 
**Asistente Ekzekutive.**

**Përshkrim i shkurtër i pozicioni të punës**

Roli i Asistentes Ekzekutive është kritik në mbështetjen e CEO/Shareholder dhe drejtuesve të lartë të Eurolab Group, duke siguruar menaxhim të strukturuar të komunikimeve, cikleve të takimeve, proceseve administrative dhe projekteve të koordinuara në nivel ekzekutiv. Pozicioni kërkon një profesionist me aftësi të avancuara organizative, komunikimi dhe menaxhimi, duke garantuar që vendimmarrja ekzekutive, dokumentacioni dhe proceset e qeverisjes funksionojnë me efikasitet dhe saktësi maksimale.Executive Assistant vepron si një pikë qendrore koordinimi ndërmjet CEO, drejtuesve, departamenteve dhe palëve të jashtme, duke ofruar konfidencialitet të lartë, saktësi dokumentare dhe mbështetje të vazhdueshme operacionale.

1.    
**Takimet e Menaxhmentit**

·      Organizimi dhe koordinimi i takimeve të menaxhmentit sipas kalendarit vjetor.

·      Pjesëmarrja në takime, mbajtja e shënimeve profesionale dhe përgatitja e Planit tëVeprimit.

·      Ndjekja e zbatimit të detyrave të deleguara, raportimi i progresit dhe sigurimi i mbylljes brenda afateve.

·      Informimi i të gjithë pjesëmarrësve mbi vendimet, detyrat dhe përgjegjësitë.

**2.    Zbatimi i Vendimeve**

·      Sigurimi që të gjitha detyrat e caktuara nga CEO/Leads pas takimeve të ekzekutohen brenda afateve.

·      Monitorimi i ecurisë, paralajmërimi i devijimeve dhe ndërmarrja e hapave për korrigjime.

**3.    Takimet me Palët e Interesit**

·      Koordinimi i takimeve me palë të jashtme (partnerë, institucione, furnitorë, konsulentë).

·      Përgatitja e axhendës, dokumentacionit mbështetës dhe menaxhimi i komunikimit sipas udhëzimeve të CEO/Leads.

**4.    Menaxhimi i Komunikimeve të CEO-së**

·      Mbajtja e përditësuar të Agjendës së CEO-së, organizimi i takimeve dhe prioritizimi i kërkesave.

·      Menaxhimi i korrespondencës (email, letra, memo, komunikime verbale dhe jo-elektronike).

**5.    Menaxhimi i Dokumentacionit**

·      Monitorimi i dokumenteve hyrëse/dalëse në emër të CEO/Shareholder.

·      Nënshkrimi i dokumenteve zyrtare sipas autorizimit të dhënë nga CEO

·      Sigurimi që dokumentet e qeverisjes dhe kontraktuale dorëzohen brenda afateve ligjore dhe procedurale.

**6.    Menaxhimi i Projekteve**

·      Koordinimi i projekteve të caktuara nga CEO, nga miratimi deri në dorëzim të plotë.

·      Sigurimi që kontratat, marrëveshjet dhe dokumentet janë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

·      Mbështetja e drejtuesve në fazat e analizës, planifikimit, zbatimit dhe raportimit të projekteve.

**8.    Raportimi**

·      Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore dhe raporte specifike sipas kërkesës së CEO/Leads.

·      Përgatitja e Meeting Packs.

**9.    Detyra të Tjera të Qeverisjes & Ekzekutivit**

·      Përmbushja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga CEO që lidhet me qeverisjen, koordinimin e grupit ose zhvillimin organizativ.

·      Sigurimi që puna e përditshme përputhet me kompetencat profesionale, rregulloret e brendshme dhe Kodin e Punës.

**10. Menaxhimi i Udhëtimeve dhe Akomodimeve**

·      Planifikimi dhe menaxhimi i udhëtimeve të stafit drejtues.

·      Realizimi i rezervimeve (fluturime, akomodime), koordinimi i faturave, pagesave dhe dokumenteve shoqëruese

- **Përgjegjësitë dhe kompetencat në vendin e punës**

1.    Përgjegjësi e plotë për menaxhimin e agjendës së CEO-së/Shareholder.

2.    Menaxhimi i komunikimit ekzekutiv me konfidencialitet absolut.

3.    Koordinimi i procesit të qeverisjes dhe vendimmarrjes ekzekutive.

4.    Dorëzimi në kohë dhe me cilësi i të gjitha raporteve dhe detyrave të deleguara.

**5.**
Përfaqësim profesional në çdo ndërveprim me drejtues të brendshëm dhe partnerë të jashtëm.

**Kualifikime dhe kërkesat (të avancuara / upgraded)**

- **Arsimi & formimi**

·       Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Juridik, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Menaxhim.

·       Preferohet Master (MBA, Governance, Leadership, Public Administration).

- **Përvoja profesionale**

·       Minimum 3–5 vite eksperiencë në role mbështetëse ekzekutive, koordinim, asistencë administrative në nivel të lartë.

·       Eksperiencë në punë direkte me CEO, Board, ose drejtues të lartë.

·       Eksperiencë në menaxhim dokumentesh dhe procese qeverisëse (avantazh).

- **Aftësi teknike**

·       Aftësi të avancuara në organizim, protokoll ekzekutiv dhe prioritizim të ngarkesës së punës.

·       Njohuri të forta në hartimin e dokumenteve zyrtare, raporteve dhe komunikimeve profesionale.

·       Përdorim i avancuar i Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint).

·       Njohuri të sistemeve ERP, dokument menaxhimit dhe task-management tools (avantazh).

- **Gjuhët & IT**

·       Anglisht shumë e mirë, e shkruar dhe e folur.

·       Njohja e një gjuhe të dytë të BE-së konsiderohet plus.

**Atribute profesionale**

1.     Konfidencialitet absolut dhe integritet i lartë profesional.

2.     Saktësi dhe vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.

3.     Qasje shumë e organizuar dhe strukturuese e punës.

4.     Aftësi për të menaxhuar situata komplekse dhe për të marrë vendime praktike.

5.     Komunikim shumë i qartë, profesional dhe diplomatik.

6.     Aftësi për të punuar me ritme të larta dhe për të menaxhuar afate të ngushta.

7.     Qasje bashkëpunuese dhe e orientuar drejt zgjidhjes.

8.     Aftësi koordinuese në ndërveprimin me drejtues dhe palë të interesit.

**Shënime**

**Mënyra e Aplikimit**

**Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën hr@eurolabinternacional.com**

**Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.**

**Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.**

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.*

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistente-ekzekutive-at-eurolab-internacional-career-4353534141

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/asistente-ekzekutive-at-eurolab-internacional-career-4353534141
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com