Nuk ka imazh

Coordinator of Dua Space

Tirana, Tirane, Albania
13 shikime
Postuar: 02.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Coordinator of Dua Space

**Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm – Dua Space & Podcast Media**

**Vendndodhja:**

Tirane

**Lloji:**

Full-time

**Raporton tek:**

Founder

**Përshkrimi i rolit**

Po kërkojmë një person që merr pronësi të plotë mbi:

- Menaxhimin e hapësirës Dua Space (coworking, evente, community)
- Operimin dhe zhvillimin e studios së podcast
- Gjenerimin e të ardhurave nga qiraja, eventet dhe prodhimi mediatik
- Krijimin e strukturës ditore dhe promovimin e saj

Ky rol është operacional. Jo ide. Jo brainstorming. Ekzekutim, organizim dhe përgjegjësi.

**Qëllimi i rolit (6 muajt e parë)**

- Hapësira të funksionojë me rregull (orar, pastrim, prenotime, kontrata)
- Podcast-i të ketë sistem booking + kalendar + oferta të qarta
- Minimumi 5-10 klientë aktivë mujor për studio
- Evente te rezervuara (min. 10 në muaj)
- Rritje e të ardhurave dhe disiplinë operacionale

**Përgjegjësitë Kryesore****A) Menaxhimi i Hapësirës (Dua Space)**

- Menaxhon prenotimet (coworking, sallë trajnimi, evente)
- Kujdeset për mirëmbajtjen (pastrim, pajisje, furnizime)
- Kontrata të qarta për çdo përdorues
- Monitoron pagesat dhe arkëtimet
- Raporton çdo javë: të ardhura, shpenzime, probleme



**B) Podcast & Media**

- Menaxhon kalendarin e studios
- Negocion me klientë për qira dhe paketa
- Realizon production & post-production (audio/video editing)
- Koordinon publikimet kur ka projekte të brendshme
- Ndihmon në zhvillimin e ofertave për biznese (podcast corporate)

**C) Promovimi i Dua Space**

- Promovon hapësirën në rrjete sociale dhe kanale digjitale
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut për përmbajtje
- Krijon oferta dhe fushata për të rritur prenotimet
- Identifikon partnerë potencialë (biznese, organizata, komunitete profesionale)
- Ndihmon në rritjen e brand-it Dua Space si hapësirë premium për evente dhe media

**Çfarë kërkojmë**

- Person praktik, i organizuar
- Di të marrë vendime pa u humbur edhe ka iniciative te ideoje koncepte te reja
- Ka sens estetik dhe komunikim të mirë
- Ka deshire te nderveproje me grupe komunitete edhe ne evente te ndryshme
- Di të përdorë AI tools për produktivitet

Plus nëse ka:

- Eksperiencë në event management
- Eksperiencë në media / studio / coworking

**Çfarë ofrojmë**

- Autonomi reale, me mundesi rritjeje ne drejtime te ndryshme, ndertim komuniteti apo ndertim produktesh me perfitime nga puna.
- Hapësirë për të ndërtuar strukturë nga zero edhe per te punuar vete.
- Mundësi rritjeje në rol më të madh (Head of Operations Media)
- Mundësi bonusi mbi performancë

**Si të aplikoni**

Nëse mendon që je personi që mund ta marrë këtë hapësirë në pronësi dhe ta kthejë në një strukturë funksionale dhe fitimprurëse, dërgo:

- CV-në tënde

📩 Aplikimet dërgohen në:
info@duaspace.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/coordinator-of-dua-space-at-dua-space-4377724184

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/coordinator-of-dua-space-at-dua-space-4377724184
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com